Donika Gërvalla dhe UÇK-ja, reagon edhe familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së – ja kush është kundër Kosovës së pavarur!

Aktuale

Donika Gërvalla dhe UÇK-ja, reagon edhe familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së – ja kush është kundër Kosovës së pavarur!

Nga: N.Sh Më: 2 qershor 2021 Në ora: 18:38
UÇK

Pas një interviste të ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallës dhënë për një medium zviceran, kanë shpërthyer akuzat kundër saj.

E krejt kjo ka ndodh pasi që, gazetari zviceran ka keqinformuar me një deklaratë për UÇK-në.

Sot, kryediplomatja Donika Gërvalla i ka reaguar mediumit zviceran të cilit i dha intervistë, duke thënë se ka pohuar gënjeshtra se UÇK-ja ka kryer vrasje pas përfundimit të luftës.

Gërvalla, ka thënë se nëse janë kryer krime, ato i kanë bërë individët, e jo UÇK-ja.

“NZZ publikoi pohimin e rremë faktik se UÇK-ja bëri vrasje pas përfundimit të luftës. UÇK-ja u shpërbë pas çlirimit të Kosovës në qershor 1999. Nëse krimet thuhet se janë kryer, ato janë bërë nga individë, jo nga UÇK-ja. Gjatë gjenocidit në Kosovë, burra dhe gra të panumërta në UÇK-së, FARK-ut dhe të tjerët sakrifikuan jetën e tyre për të shpëtuar civilë të pafajshëm nga asgjësimi serb. Liria e medias gjithmonë duhet të mbrohet. Por kështu është e vërteta”, ka shkruar Donika Gërvalla.

E për lajmet e rrejshem që po botohen në media, ka reaguar edhe familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit.

Kjo familje përmes një postimi në Facebook, ka përkrahur Gërvallën, derisa shton se kush është kundër ndëshkimit të atyre që kanë vra shqiptarë dhe civilë të pafajshëm është kundër Kosovës së pavarur.

“-Lajmet e rrejshme nuk janë risi në Kosovë. Zaten mediat që i shërbejnë nëntokës kriminale këtë mision kanë. Të keqinformojnë, sulmojnë, të deformojnë deklaratat dhe, të sajojnë narrativen që u duhet për momentin...!

-Kush është kundër ndëshkimit të atyre që kanë vra shqiptarë dhe civilë të pafajshëm; është kundër Kosovës së pavarur, kundër lirisë së saj, kundër përpjekjeve të SHBA-BE për të na bërë shtet.

-Si Donika Gërvalla mendojnë shumica e shqiptarëve, ashtu mendojnë edhe SHBA e BE-ja!”, ka shkruar familja Imeri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat