Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së: Ka ikur koha e djemve të Adem Grabovcit, arrestimi i Faik Fazliut është...

Aktuale

Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së: Ka ikur koha e djemve të Adem Grabovcit, arrestimi i Faik Fazliut është...

Nga: P.R Më: 6 qershor 2021 Në ora: 20:14
Faik Fazliu

Ish anëtari i Kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe ish kryetari i kësaj organizate, Faik Fazliu, është arrestuar mbrëmë në Prizren, pasi ka kërcënuar verbalisht zyrtarët policorë, derisa këta të fundit po asistonin në kontrollimin e një lokali së bashku me inspektoret e AUV-it, lidhur me mosrespektimin e masave antiCovid19.

“I dyshuari F. F lindur në vitin 1977, ka kanosur verbalisht personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Zyrtarët policorë po asistonin në kontrollimin e një lokali (kafiteri) se bashku me inspektoret e AUV-it, lidhur me mosrespektimin e masave antiCovid19. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Prizren”, deklaroi zëdhënësi i policisë së Prizrenit, Shaban Osmanollaj, përcjellë “Bota sot”.

E menjëherë pas këtij lajmi, ka reaguar edhe familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri.

“Arrestimi i Faik Fazliut është një shenjë se shtetin nuk mund ta kapin me kapadainjtë dhe ta nënshtrojnë që sapo kapen në flagrancë, thirren në luftë e gjak. Lufta ka mbaruar shteti duhet të funksionoj nëse dojmë të integrohemi në BE-NATO. Ka ikur koha e djemve të personazhit të pronto mafijes Adem Grabovcit”, ka shkruar familja Imeri, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Opozitarët e vegjël dhe mediat që mbijetojnë nga paraja e nëntokës duhet ta kenë të qartë se shteti ka filluar të marrë frymë. Të gjithë ata kush do qofshin kur sulmojnë personat zyrtar duhet të arrestohen dhe të dënohen rëndë. Shtetin e sulmon vetëm ai qe është kundër demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Ata që i shkelin ligjet e shtetit sot, edhe kur ishin në luftë i kanë shkelë kodet e luftës, prandaj as atëherë as sot të këtillët nuk ishin UÇK as nuk janë sot shtet bërës.

Arrestimi i Faik Fazliut është një shenjë se shtetin nuk mund ta kapin me kapadainjtë dhe ta nënshtrojnë që sapo kapen në flagrancë, thirren në luftë e gjak. Lufta ka mbaruar shteti duhet të funksionoj nëse dojmë të integrohemi në BE-NATO.

Ka ikur koha e djemve të personazhit të pronto mafijes Adem Grabovcit. Ata që thirren sot në emër të UÇK-së sa herë nxihen duke shkelur ligjet janë keqbërës dhe kriminel.

UÇK-ja si vlerë universale e shqiptarëve të Kosovës e ka krye misionin e vet të shenjtë. Kush do që shkel ligjet dhe sulmon zyrtarët e shtetit duhet të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat