Reagon edhe Borell pas dënimit të Mlladiqit: Kujtojmë ata që humbën jetën, mohimi i gjenocidit s’është vlerë e BE-së

Aktuale

Reagon edhe Borell pas dënimit të Mlladiqit: Kujtojmë ata që humbën jetën, mohimi i gjenocidit s’është vlerë e BE-së

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 18:34
Josep Borrell

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borell ka thënë se dënimi i Mlladiqit i jep fund një gjykimi kryesor në historinë e Evropës për krime lufte duke përfshirë gjenocidin që ndodhi në Bosnje.

“Gjykimi përfundimtar në rastin e Ratko Mladiq nga Mekanizmi Ndërkombëtar për Tribunalet Penale (IRMCT) i jep fund një gjykimi kryesor në historinë e fundit të Evropës për krime lufte, përfshirë gjenocidin, i cili ndodhi në Bosnjë dhe Hercegovinë. Duke kujtuar ata që humbën jetën, simpatitë tona më të thella janë me të dashurit e tyre dhe ata që mbijetuan. Ky gjykim do të kontribuojë në shërimin për të gjithë ata që vuajtën. BE pret që të gjithë aktorët politikë në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Ballkanin Perëndimor të demonstrojnë bashkëpunim të plotë me gjykatat ndërkombëtare, të respektojnë vendimet e tyre dhe të pranojnë pavarësinë dhe paanësinë e tyre”, ka thënë Borell.

Tutje në deklaratën e Borell thuhet se mohimi i gjenocidit dhe lavdërimi i kriminelëve janë në kundërshtim me vlerat e BE-së.

“Mohimi i gjenocidit, revizionizmi dhe lavdërimi i kriminelëve të luftës kundërshtojnë vlerat më themelore evropiane. Vendimi i sotëm është një mundësi për udhëheqësit në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe rajon, në funksion të fakteve, për të udhëhequr rrugën në nderimin e viktimave dhe për të promovuar një mjedis të favorshëm për pajtimin për të kapërcyer trashëgiminë e luftës dhe për të ndërtuar paqen e qëndrueshme. Ky është një parakusht për stabilitetin dhe sigurinë e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe thelbësor për rrugën e saj në BE. Është gjithashtu midis 14 përparësive kryesore të Opinionit të Komisionit mbi aplikimin e anëtarësimit të Bosnje dhe Herzegovinës në BE. Gjykatat ndërkombëtare dhe vendore në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në vendet fqinje duhet të vazhdojnë misionin e tyre për të siguruar drejtësi për të gjitha viktimat e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit dhe familjarëve të tyre. Nuk mund të ketë pandëshkueshmëri”, ka thënë Borrell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat