Alarmon Rron Gjinovci, pas asaj që sot bëri Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë

Aktuale

Alarmon Rron Gjinovci, pas asaj që sot bëri Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë

Nga: N.Sh Më: 10 qershor 2021 Në ora: 15:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjatë ditës së sotme, Kisha Ortodokse Serbe ka mbajtur një liturgji fetare në kishën e kontestuar që ndodhet në oborrin e Kampusit Universitar të Prishtinës.

Serbët janë rikthyer në kishën e papërfunduar që ndodhet në oborrin e Kampusit Universitar të Prishtinës, për herë të parë pas vitit 1998, kurse liturgjia u mbajt nga Peshkopi Teodosije.

E kjo ka bërë që të reagon aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci.

Ai thotë se, nëse Qeveria nuk e ka ditë për këtë liturgji fetare në Kishë, atëherë nuk jemi të sigurtë, pasi po u kalojkan përpara keqbërësit.

Ndërsa, si pas tij, nëse e kanë ditë dhe e kanë lejuar, atëherë duhet një shpjegim i gjatë për qeverinë.

“Për meshën e sotme në të ashtuquajturën kishë ortodokse në Prishtinë, nëse qeveria thotë s'e kena ditë, atëherë na s'kokëm t'sigurtë se ktyne para hunve po ju kalojkan keqbërësit, nëse e kanë ditë e i kanë lonë, atëherë le ta përgatisin lirisht ni shpjegim t'gjatë, i cili s'di çfarë justifikimi munët me përmbajtë”, ka shkruar Gjinovci në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat