“Le, mos e arsyeto qyqarllakun, tu bërtitë Hasimi”, përplasje mes avokatit Gashi dhe Latifit - ja pse përmendet Thaçi

Aktuale

“Le, mos e arsyeto qyqarllakun, tu bërtitë Hasimi”, përplasje mes avokatit Gashi dhe Latifit - ja pse përmendet Thaçi

Nga: A.Zh Më: 10 qershor 2021 Në ora: 19:34
Hashim Thaçi, Tomë Gashi

Profesori universitar i Filozofisë Blerim Latifi, ka kritikuar institucionet shtetërore të Kosovës, që sipas tij, lejuan të mbahet liturgjia fetare në Kishën Ortodokse serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Ai i ka quajtur qyqarë dhe të padijshëm zyrtarët e institucioneve, duke thënë se lejuan liturgjinë para hundëve të tyre.

“Nuk është e rastësishme hiç pse Kisha Ortodokse Serbe ka zgjedhur 10 qershorin për të mbajtur liturgji në kishën e Millosheviqit në Prishtinë. 10 qershori është data e themelimit të Lidhjes së Prizrenit, organizatës së parë kombëtare shqiptare.10 qershori është data e fillimit të largimit të ushtrisë e policisë serbe nga Kosova, pas nënshkrimit të kapitullimit të tyre në Kumanovë me 9 qershor 1999. 10 qershori është data kur gjatë vizitës së tij në Tiranë, në qershor 2007, presidenti Bush, njoftoi botën se pavarësia e Kosovës është punë e kryer. Dhe, duke zhvilluar një liturgji në zemër të Prishtinës, në një kishë gurthemelin e të cilës e kishte vënë vetë krimineli Arkan, Kisha Ortodokse Serbe ka dashur dhe ia doli të përçoi një mesazh politik kundër këtyre tri datave. Madje, nën hundët tona dhe me lejen e institucioneve tona të mjera shtetërore, të mbushura me qyqarë e të padijshëm.”, ka shkruar Latifi në një postim në Facebook.

Atij për këtë deklaratë i ka reaguar avokati Tomë Gashi. Ai ka pyetur se pse ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, nuk e kishte rrënuar këtë kishë gjatë 21 viteve të paluftës, përcjell Bota sot.

“Bash kisha dasht me dit pse Hashimi s’e rrënoi këtë kishë të Arkanit. Kohë boll ka pas, prej 12 qershorit 1999 deri më 05 nëntor 2020”, ishte komenti i avokatit Gashi.

Por, Latifi shpejt iu ka kundërpërgjigjur Gashit.

“Le Tomë, le, mos u mundo me ma arsyetu qyqarllakën, tu bërtitë Hasimi, Hasimi”, iu kundërpërgjigj Latifi, avokatit Gashi.

Image
Replikat mes Gashit dhe Latifit

E një prej komentuesve, ka kërkuar që Kishën në fjalë ta rrënojë kryeministri i tanishëm Albin Kurti./BS

Image
Komenti i qytetarit në postimin e Latifit në Facebook
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat