Pamje nga momenti i aksidentit në Ferizaj, ku u shua familja 4 anëtareshe

Aktuale

Pamje nga momenti i aksidentit në Ferizaj, ku u shua familja 4 anëtareshe

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 20:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Katër ditë më parë ndodhi një aksident i rëndë trafiku në magjistralen Ferizaj- Shtime, përkatësisht në fshatin Koshare të Ferizajt.

Viktimat ishin duke udhëtuar me automjetin VW Golf, i cili u përplas me automjetin Audi me targa vendore, i cili drejtohet nga një 22-vjeçar nga Ferizaj në drejtim të Shtimes.

Fatkeqësisht, plagët ishin të papërballueshme për katër anëtarët e një familje, ku edhe humbën jetën.

Inicialet e viktimave: N.R. (39-vjeçar) – drejtues i automjetit, XH.R. (60-vjeçare), S.R. (32-vjeçare) dhe Y.R. (12-vjeçar).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat