Dialogu Kosovë-Serbi, Bislimi ia dorëzon raportin Konjufcës për zbatimin e marrëveshjeve

Aktuale

Dialogu Kosovë-Serbi, Bislimi ia dorëzon raportin Konjufcës për zbatimin e marrëveshjeve

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 23:24
Glauk Konjufca

Qeveria e Kosovës i ka dorëzuar një raport për zbatimin e marrëveshjeve të dala nga dialogu i është dorëzuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca një ditë para seancës së thirrur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Kuvend për të raportuar para vizitës së tij në Bruksel.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, në emër të kryeministrit Albin Kurti, i ka dorëzuar Konjufcës këtë raport.

Në raportin e publikuar, jepen detaje të hollësishme për (mos) zbatimin e këtyre marrëveshjeve.

Raportin mund ta lexoni KËTU.

Ndër këto pika si problematike është radhitur edhe mënyra e funksionimit të katër komunave veriore të Kosovës.

Në këtë raport thuhet se përkundër disa ndryshimeve pozitive, qeveritarët ende s’lejohet të vizitojnë këtë pjesë të vendit.

“Serbia vazhdon të mbështesë strukturat e saj paralele në Kosovë, duke përfshirë strukturat ilegale komunale në veri dhe në disa pjesë të tjera të Kosovës. Duhet theksuar se zyrtarët e Qeverisë së Kosovë ende nuk mund të bëjnë vizita zyrtare në komunat veriore. Këto komuna lëshojnë dokumente sipas ligjeve të Kosovës kur kanë të bëjnë me institucionet e Kosovës, ndërsa në raport me institucionet e Serbisë ato përdorin logo dhe vula të Serbisë”, thuhet te paraqitja e gjendjes aktuale.

Ndërkaq, si sfida në raport prezantohen vazhdimi i prezencës së strukturave administrative paralele në këtë pjesë, operimi i komunave të reja pa logo zyrtare, si dhe që këto komuna s’mund të marrin fonde të mjaftueshme për të realizuar projekte të ndryshme zhvillimore dhe infrastrukturore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat