Gashi: Ja çka ndodhë nëse institucionet e Kosovës u ndalojnë hyrjen priftërinjve serbë në kishën te kampusi

Aktuale

Gashi: Ja çka ndodhë nëse institucionet e Kosovës u ndalojnë hyrjen priftërinjve serbë në kishën te kampusi

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 00:15
Shkëlzen Gashi

Kundërshtinë e partive opozitare, sidomos të PDK-së dhe AAK-së, për mbajtjen e liturgjisë nga Teodosije në kishën e kampusit të Universitetit të Prishtinës, po e konsideron mungesë të njohurive themelore të këtyre dy partive, analisti politik Shkëlzen Gashi.

Kjo meqë Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë sipas Pakos së Ahtisaarit, të cilën e kanë votuar deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, është pjesë përbërëse e Kishës Ortodokse të Serbisë, me seli në Beograd.

“Për fat të keq, kisha në kampusin e UP-së, e ndërtuar ilegalisht gjatë regjimit okupues serb në krye me kriminelin Millosheviq, e inaguaruar nga krimineli Arkan, është pjesë e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Pakoja e Ahtisaarit, e votuar nga PDK, LDK dhe AAK, thotë se Kosova nuk mund t’ua ndalojë priftërinjve dhe anëtarëve të tjerë të Kishës Ortodokse Serbe hyrjen dhe qëndrimin në Kosovë. Për më shumë, sipas kësaj pakoje, pronat e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë janë të paprekshme dhe nuk mund të jenë subjekt i shpronësimit”.

Gashi ka thënë se institucionet e Kosovës s’duhet rënë assesi pre e provokimeve të tilla për të mos i dhënë hapësirë Serbisë që të arrijë synimet e saj për eksterritorialitet të kishave serbe në Kosovë.

Ai tha se për këtë duhet marrë mësim nga trazirat e 2004-ës kur pas tyre Serbia fitoi status të zonës së mbrojtur për kishat dhe manastiret ortodokse

Gashi tha se nëse institucionet e Kosovës u ndalojnë hyrjen priftërinjve serbë në kishën te kampusi e shkelin Pakon e Ahtisaarit dhe gjithashtu Kushtetutën e Kosovës.

“Duhet pasë shumë kujdes se çfarë po nënshkruajmë në marrëveshjet me Serbinë, sepse ne vetëdijësohemi kur i shohim pasojat”.

Analisti politik gjithashtu po tërheq vërejtjen se sulmet apo grafitët nëpër kisha dhe manastire serbe mund të bëhen edhe nga shërbimi sekret serb, prandaj Policia e Kosovës, AKI-ja dhe institucionet tjera duhet të kenë shumë kujdes për të ruajtur ato dhe monitoruar sulmet eventuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat