Kjo është sfida e Kurtit për Asociacionin

Aktuale

Kjo është sfida e Kurtit për Asociacionin

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 00:26
Albin Kurti

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, në emër të kryeministrit Albin Kurti, i ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, një raport për zbatimin e marrëveshjeve të dala nga dialogu me Serbinë.

Te pjesa ku përmendet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe sfidë është konsideruar mungesa e konsensusit ndërmjet partive shqiptare.

“Marrëveshja u prit me protestë të ashpër nga partitë e opozitës në Kuvendin e Kosovës. Ekziston një mungesë e konsensusit ndërmjet partive politike që përfaqësojnë komunitetin shumicë sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, thuhet në këtë raport.

Aty po ashtu përmendet historiku i Marrëveshjes mbi Parimet e Përgjithshme/ elementet kryesore të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë që Kosova dhe Serbia e nënshkruan në gusht të vitit 2015.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat