‘Pehlivan’, ja kush e quajti kështu Kurtin në Kuvend

Aktuale

‘Pehlivan’, ja kush e quajti kështu Kurtin në Kuvend

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 14:13
Albin Kurti

Kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj, në seancën që po mbahet në Kuvend, ka thënë se kryeministri Kurti po iu ikë përgjegjësive dhe pyetjeve nga opozita.

“Ajo çfarë tha deri më tani kryeministri Kurti, quhet ‘pehlivan’. Çka boni kryeministri Kurti në përgjigjen e tij, quhet ‘pehlivan’. Z.kryeministër, kur temat janë të mëdha e popujt janë të vegjël atëherë temat e mëdha nuk mbyllen lehtë”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka thënë se Kurti nuk ka vizion e as plan për dialogun, duke kërkuar nga opozita që t’i ofrojë Qeverisë platformë për dialogun.

“Nuk keni vizion, as plan e as vullnet për çështjen e dialogut, andaj unë kërkoj nga opozita që në mënyrë vullnetare të sjellim një platformë për dialogun e t’ju ndihmojmë Qeverisë. Ne e kemi një platformë, e di që një të tillë e kanë edhe LDK dhe AAK, andaj t’i ndihmojmë”, ka thënë Hoxhaj.

Kryeministri Kurti është kritikuar edhe nga partitë e tjera opozitare rreth qasjes së tij me dialogun Kosovë-Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat