Tahiri-Kurtit: Mos dezerto, nuk është luks me qenë kryeministër

Aktuale

Tahiri-Kurtit: Mos dezerto, nuk është luks me qenë kryeministër

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 14:37
Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dje (e enjte) i pati në dorë të gjitha instrumentet shtetërore për të penguar meshën në Kishën Ortodokse në kampusin universitar të Prishtinës por nuk e bëri atë.

Ai madje fitoren e Kurtit në zgjedhjet e fundit e ka quajtur si aksident elektoral.

Tahiri: Fitorja mbi 50 përqind e Vetëvendosjes aksident elektoral

“Përderisa vetë kishte kërkuar edhe që në vazhdimësi të mos lejohej edhe nga vetë aktivistët e tij dje i patë të gjitha instrumentet në dorë edhe Policinë edhe ushtrinë edhe Inspektoratin gjitha i patë me ndalua një gjë të tillë dhe nuk e bëri pse duhet me ndryshua kaq shumë pozicioni i Albin Kurtit, prej të qenurit në opozitë në të qenit kryeministër janë këto temat që i ka ngritur në vazhdimësi dhe kauzat që e kanë bërë me fitua 50 përqind. Fatkeqësisht çdo ditë po na e dëshmon se ky është një aksident elektoral pra fitorja e tij është aksident elektoral. Ky nuk është një lider por një frikacak, fatkeqësisht dhe e shohim që shumë shpejt në këtë qasje zotëri kryeministri do dezertoj edhe kësaj here”, tha ai.

Tutje deputeti i PDK-së kërkoi nga Kurti që çështja e Asociacionit mos të diskutohet një asnjë takim me Serbinë.

Tahiri: Asociacioni mos të diskutohet në asnjë takim me palën serbe

“Çështja tjetër që tashmë po e trajton si Asociacion e jo si ‘Zajedincë’ mendoj se këtë ua ka borxh qytetarëve të Kosovës me sjell atë marrëveshje në Kuvend dhe me abroguar. Ne e dimë gjithë angazhimin e tij politik për ndalimin e kësaj marrëveshje dhe sot siç duket kjo do jetë kjo do jetë edhe një pikë e cila do të diskutohet në Bruksel fatkeqësisht. Ne i kërkojmë kryeministrit që në asnjë rrethanë pra mos të lejoj që çështjet që tashmë ka dhënë Gjykata Kushtetuese mos të diskutohen në asnjë takim me palën serbe”, tha ai.

Shefi i grupit parlamentar të partisë më të madhe opozitare në vend tha se sot nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti presin të tregoj për temat që do t’i prezantoj Kosova në takimin e 15 qershorit.

Ai e këshilloi Kurtin të mos ik nga përgjegjësia e mos të dezertoj.

Tahiri: mos dezerto prej përgjegjësisë shtetërore

“Sot çka presim nga kryeministri është prezantimi e një agjende për dialogun, temat që i propozon Kosova ato janë pritjet tona për kryeministrin mos abstenoni, mos dezerto prej përgjegjësisë shtetërore pra nuk është luks me qenë kryeministër nuk është vetëm privilegj me udhëheqë Kosovën por është edhe përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe”, tha Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat