Mori kritika nga për dialogun, përgjigjet Bislimi

Aktuale

Mori kritika nga për dialogun, përgjigjet Bislimi

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 17:24
Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i është përgjigjur pyetjeve dhe komenteve nga deputetët e opozitës në seancën ku po diskutohet për dialogun.

Për ushtruesin e detyrës së PDK-së, Enver Hoxhaj, Bislimi tha se më shumë bëri autokritikë.

“Hoxhaj tha që Qeveria nuk ka platformë dhe vizion dhe se ka nevojë për ndihmë, por këto janë më shumë autokritikë dhe iu drejtohen qeverive të mëhershme që kanë shkuar”.

Derisa Bislimi iu përgjigj edhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Abdixhiku po thotë se s’duhet të merremi me të kaluarën. A duhet ne të raportojmë apo jo? Raportimi nënkupton elaborim të asaj çka ka ndodhur. Nuk mund të raportojmë për të ardhmen, për atë mund të diskutojmë. Këtë e di shumë mirë Abdixhiku”.

Bislimi pyeti Abdixhikun nëse ndonjëherë LDK kishte sjellë platformë dialogu para se të nisej për Bruksel dhe nënshkruar marrëveshjet.

“Atëherë s’ka pasë brenga askush për mungesën e platformave. I kanë pasë nëntë takime dhe asnjëherë në Kuvend s’është informuar për këto takime. Nuk e kanë parë asnjëherë të rëndësishme të raportojnë”.

Kritikave të kreut të AAK-së Ramush Haradinaj se Kurti po i ikën dialogut, Bislimi tha ishte pikërisht Haradinaj ai që ka refuzuar të merret me dialogun sa ka qenë në krye të Qeverisë dhe se atë ia ka lënë presidentit Hashim Thaçi.

“Nëse ai ka pasë brenga atëherë është dashur të mos e lejojë të rrëshqasë dialogu atje ku ka rrëshqitur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat