Ish-ambasadorja me thirrje për Joe Biden: Ky është provokimi i rëndë nga Serbia, ta fusin kishën serbe në listën e zezë

Aktuale

Ish-ambasadorja me thirrje për Joe Biden: Ky është provokimi i rëndë nga Serbia, ta fusin kishën serbe në listën e zezë

Nga: N. H Më: 11 qershor 2021 Në ora: 17:36
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

Ish-diplomatja, deputetja e gazetarja, Alma Lama, është përfshirë në debatin e hapur së fundmi lidhur me liturgjinë e mbajtur dje nga klerikë të Kishës Ortodokse Serbe në objektin e papërfunduar të kishës e cila ndodhet në oborrin e kampusit universitar në kryeqytet.

Lama shkruan se SHBA-të duhet ta fusin kishën serbe në listën e zezë të tyre, sipas urdhrit të fundit lëshuar nga presidenti Joe Biden.

Sipas ish-ambasadores, provokimi i djeshëm është dëshmia e fundit se ata meritojnë të shpallen “non grata”.

Ja shkrimi i saj:

Image
Alma Lama

Shtetet e Bashkuara duhet ta fusin Kishën Serbe në listën e zezë, sipas Urdhrit të lëshuar nga presidenti Biden, për shkak të rolit të tyre të vazhdueshëm në destabilizimin e rajonit.

Provokimi i bërë në mes të Kampusit të Universitetit të Prishtinës me liturgjinë në kishën ilegale të Millosheviqit, është dëshmia e fundit se ata meritojnë të shpallen “non grata”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat