“Llepota” do të ekstradohet sonte nga Brukseli në Prishtinë

Aktuale

“Llepota” do të ekstradohet sonte nga Brukseli në Prishtinë

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 17:54
Astrit Mehmeti

Ditë më parë në Spanjë është arrestuar Astrit Mehmeti i njohur me njofkën “Llepota”, i cili ndodhej në arrati.

Nga aty ai është ekstraduar në Belgjikë, ndërsa sonte, ai pritet të ekstradohet në Kosovë.

Grupi i Astrit Mehmetit dhe rojet e sigurimit të “Duplex” ishin gjuajtur me armë zjarri në hyrje të klubit të natës. 

Brenda disa sekondave ishin dëgjuar të krisura armësh, të cilat kanë krijuar panik tek qytetarët e pranishëm.

Kjo nuk ishte hera e parë që Astrit Mehmeti përfshihej në probleme në kryeqytet.

Mehmeti ishte ndaluar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vendosje të vetëgjyqësisë në lokalin e natës “Che Bar – Te Labi” në Prishtinë.

Prokuroria Themelore e Prishtinës kishte thënë disa ditë pas ngjarjes në “Che Bar”, se asnjë person nuk dyshohej për sulm në lokalin që ndodhet në rrugën Fehmi Agani në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat