E pranon Buja: PDK-ja në gjendje të rëndë, jep alarmin për krerët e partisë

Aktuale

E pranon Buja: PDK-ja në gjendje të rëndë, jep alarmin për krerët e partisë

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 20:54
Shukri Buja

Ish-ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, njëherësh edhe anëtar i PDK’së, ka përshëndetur iniciativën për zgjedhjet e brendshme të kësaj partie, ndonëse ka thënë se është vonë.

Buja ka thënë se ka kërkuar nga kjo parti legjitimimin e kryetarit ose zgjedhjen një kryetari tjetër.

“PDK’ja është në pozicion jo shumë të lehtë për arsye se Enver Hoxhaj është u.d. i kryetarit. Ua pata propozuar ta legjitimojmë kryesinë e re. Tash ka një propozim me u mbajte një konventë pune për të zgjedhur kryetarin e ri dhe kryesinë e re. Është tepër vonë”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

Ai ka folur edhe lidhur me mos-koordinimin mes degëve dhe kryesisë së PDK’së, teksa është pyetur se kush e udhëheq partinë.

”Kam përshtypjen që tash s’kam shku në mbledhjet e fundit dhe nga ai perceptimi që kam nga kjo distancë, unë nuk e kam përshtypjen që Sami Lushtaku udhëheq, ai e mban integritetin e tij dhe ia thotë mendimin e vet. Por, nuk mendoj se Sami Lushtaku është ai që udhëheq PDK’në”, ka deklaruar tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat