Kështu u prit presidentja Osmani gjatë vizitës në Estoni

Aktuale

Kështu u prit presidentja Osmani gjatë vizitës në Estoni

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 21:29
Vjosa Osmani ishte për vizitë në Estoni

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkuar për vizitë në Estoni me ftesë të autoriteteve shtetërore të vendit.

Gjatë qëndrimit dyditor, Osmani mbajti takim me presidenten e Estonisë, Kersti Kaljulaid, presidentin e Parlamentit, Jüri Ratas, kryeministren Kaja Kallas, si dhe kryesuesin e Komitetit për çështje evropiane, Siim Kallas.

Presidentja Osmani, vizitën në Estoni e ka cilësuar mundësi të mirë për vendosjen e bashkëpunimit me shtetin i cili bart primatin në nivel global për E-qeverisje.

E para e Kosovës ka publikuar edhe fotografi gjatë pritjes ceremoniale të saj, ku edhe ka falënderuar vendin. “Faleminderit Estoni!”, ka shkruar Osmani në ‘Facebook’.

Republika e Estonisë e ka njohur Republikën e Kosovës më 21 shkurt të vitit 2008, ndërkaq marrëdhëniet diplomatike janë vendosur nga prilli i të njëjtit vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat