Haradinaj ka disa fjalë pasi Shqipëria do të jetë anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për dy vitet

Aktuale

Haradinaj ka disa fjalë pasi Shqipëria do të jetë anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për dy vitet

Nga: N. H Më: 12 qershor 2021 Në ora: 00:20
Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i lumtur që Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për dy vitet e ardhshme.

Tutje, kreu i AAK-së ka shkruar se pret që shteti shqiptar të jetë një mbështetje e fortë për Kosovën.

Ja shkrimi i tij:

Shumë i lumtur që Shqipëria do të jetë anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për dy vitet e ardhshme.

Përpos se do të jetë pjesë e organizmit më të lartë të politikës botërore, presim që do të jetë krah i fortë i Kosovës në një periudhë shumë të ndjeshme, duke u bërë zë i fuqishëm i të gjithë shqiptarëve.

Urime!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat