Klinaku: Jemi këtu për njerëzit që nuk ia dinë vlerën lirisë, përfshirë edhe ministrat

Aktuale

Klinaku: Jemi këtu për njerëzit që nuk ia dinë vlerën lirisë, përfshirë edhe ministrat

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 07:30
Faton Klinaku

(E plotësuar 13:49) - Me qindra veteranë e qytetarë të cilët në duar mbajnë flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në përvjetorin e çlirimit kanë protestuar në mbrojtje të vlerave të luftës. OVL-UÇK kanë mbajtur aktivitet protestues për shkak që siç thonë ata, të fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe në përkrahje të çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në dhomat e specializuara në Hagë.

Protestuesit në Sheshin “Skënderbeu” vendosen një portret të figurave të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë tash e nëntë muaj. Ata kanë lënë dhe një mbishkrimi “Me ju çlirimtarë”.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë Kosovws po i bëhet padrejtësi e madhe me gjykimet e njëanshme.

Klinaku: Gjykata Speciale gjykon vetëm shqiptarët

“Që nga përfundimi i luftës, por edhe pse u bënë 13 vjet që Kosova është shtet i pavarur, populli përballet me shumë sfida. UNMIK-u kishte mandat që të gjykonte krimet e kryera në Kosovë, por akuzoi dhe gjykoi vetëm shqiptarët. EULEX-i kishte mandat gjykimi të krimeve të kryera në Kosovë, por akuzoi dhe gjykoi vetëm shqiptarët. Gjykata Speciale gjykon vetëm shqiptarët, por jo krimet e kryera në Kosovë. Jo krimet e masakrat që i ka shkaktuar pushtuesi serb ndaj civilëve”, tha ai.

Klinaku në këtë protestë derisa ka përmendur veç e veç emrat e krerëve të UÇK-së dhe të tjerëve të cilët po mbahen në Hagë tha se janë kundër pseudo-drejtësisë ndërkombëtare.

Klinaku: Kemi dalë për njerëzit që nuk dinë vlerat e luftës

“Në vend se Specialja të hetojë vetën e saj për skandalet që i dolën nga zyrat e tyre, po bëhen gati nëntë muaj që krerët e UÇK-së po mbahen peng nga kjo pseudo-drejtësi me afat të skaduar. E cila u themelua dhe vazhdon të lejohet të punojë kundërligjshëm, për shkak të servilizmit vendor. Ky aktivitet protestues u organizua për shkak të fyerjeve që janë bërë dhe po bëhen ndaj UÇK-së. Nga njerëzit që nuk ja dinë vlerën lirisë. Ndër ta edhe ministrat e qeverisë, por po organizohet edhe në përkrahje të çlirimtarëve të cilët janë padrejtësisht në dhomat e specializuara në Hagë”, ka shtuar Klinaku.

Ideatori i këtyre figurave, Besart Gashi tha se sot 22 vjetori i çlirimit po festohet pa nismëtarët e lirisë, për këtë ai është shprehur se është i obliguar që të kujtoj ata.

Gashi: I kam formuar figurat e tetë personave që janë duke u mbajtur në Gjykatën Speciale

“E kam parë vetën të obligueshëm moralisht që të bëjë që figurat e tyre as për këtë ditë të çlirimit mos të mungojnë në sheshin e Prishtinës dhe në Kosovë. E kam formuar figurat e tetë personave që janë të organizuar në Gjykatën Speciale dhe i kam sjellë sot në Prishtinë. Qytetarët kanë fatin sot që të nënshkruajnë dhe të ndajnë pakënaqësinë që kanë me Gjykatën Speciale[...] Shpresoj që një ditë ka me ardh shpejt që çlirimtarët do të kthehen në Kosovë, besoj që do ua dhuroj nga një figurën e tyre”, theksoi ai.

Shaban Tahiri i cili vjen nga Skenderaj për t’iu bashkuar kësaj proteste, e që ishte vet pjesëtar i UÇK-së ka kritikuar ashpër qasjen e qeverisë ndaj luftës.

Tahiri: Po na shajnë këta të qeverisë

“Kemi dal me protestuar, për shkak se po na shajnë këta të qeverisë, po na sulmojnë. Kemi vuajtur shumë, lirinë e sollëm këtu, këta tjerët do të na i marrin lirinë”, ka thënë ai për KosovaPress.

Afrim Aliu, i cili është invalid i luftës ku mori pjesë në operacionin “Shigjeta” tha se pas më shumë se dy dekadave prej përfundimit të luftës po detyrohen të mbrojnë vlerat e luftës.

Aliu: Kam dalë me i mbrojt vlerat e luftës

“Kam dalë me i mbrojt vlerat e luftës, janë duke u diskriminuar shumë kohëve të fundit[...]Krejt populli nuk ka dhënë kontribut për këtë ditë që e gëzojmë ne. Edhe njerëzit që nuk kanë kontribuar asgjë dhe janë shqipfolës dhe tash donë që ta zhbëjnë”, u shpreh ai.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po akuzohen si drejtues të UÇK-së ku pretendohet se kanë kryer krime kundër njerëzimit gjatë luftës së fundit në Kosovë. 

***

Veteranët protestojnë në Prishtinë: Ky aktivitet organizohet për njerëzit që nuk ia dinë vlerën luftës

Ka filluar protesta e OVL – UÇK-së në sheshin Ibrahim Rugova e cila po mbahet në përkrahje të ish krerëve të UÇK-së që gjenden në Hagë.

Në aksionin protestues përmes artit ‘Me ju çlirimtarë’, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, në një deklaratë për media tha se ndonëse kanë kaluar 22 vite që nga çlirimi dhe 13 vite që nga shpallja e pavarësisë, janë shqiptarët ata që po akuzohen për krime lufte, e jo serbët që kanë kryer masakra ndaj shqiptarëve.

“Që nga përfundimi i luftës, por edhe pse u bënë 13 vite që Kosova është shtet i pavarur, populli i përball me shumë sfida. UNMIK-u kishte mandat që t’i gjykonte krimet e kryera në Kosovë, por akuzoi e gjykoi vetëm shqiptarët. EULEX-i kishte për detyrë t’i gjykonte krimet e kryera në Kosovë, por akuzoi e gjykoi vetëm shqiptarët. Gjykata speciale gjykon vetët shqiptaret por jo masakrat e kryera nga serbët ndaj shqiptarëve”, deklaroi Klinaku.

Image

Tutje ai ka shtuar se akuzat e bëra ndaj themeluesve dhe udhëheqësve të UÇK-së janë si rezultat i ‘pseudo drejtësisë’ ndërkombëtare.

“Themeluesit e udhëheqësit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Sali Mustafa e Pjetër Shala gjenden prapa grilave në Hagë. Për shkak të padrejtësive që bëhen, OVL e UÇK-së ka qenë kundër pseudo drejtësisë ndërkombëtare dhe vazhdimisht ka kërkuar që me krimet e luftës të merret një gjykatë vendore”, shtoi ai

Klinaku krejt në fund tha se kjo protestë u organizua pikërisht për shkak të fyerjeve të bëra ndaj UÇK-së, përfshirë edhe nga ministrat e qeverisë.

“Ky aktivitet u organizua për njerëz që nuk ia dinë vlerat lirisë, ndër ta edhe ministrat e Qeverisë”, përfundoi ai.

​Veteranët protestë mbështetëse për ish-krerët e UÇK-së

Në sheshin “Skënderbeu” janë vendosur portretet e secilit prej atyre të cilët po gjykohen në Hagë.

Shumë qytetarë të cilët në duar mbajnë flamuj të UÇK-së, po plotësojnë këto portrete, me fjalinë "Me ty Çlirimtar".

Në përvjetorin e çlirimit, OVL-UÇK po mban një aktivitet protestues për shkak që siç thonë ata, të fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe në përkrahje të çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në dhomat e specializuara në Hagë.

Image

OVL UÇK-së aktivitet protestues përmes artin, në mbrojtje të çlirimtarëve

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, do të organizojë sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, aktivitet protestues përmes artit, për shkak siç thonë fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe në përkrahje të çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në dhomat e specializuara në Hagë.

“Këtë përvjetor të ditës së çlirimit të Kosovës, po e presim pa prezencën e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj e kemi obligim moral e njerëzor që në këtë ditë të veçantë për vendin tonë, të jemi në përkrahje të tyre.

Dil dhe shkruaj mbishkrimin “Me ju çlirimtarë” dhe formo figurat e nismëtarëve të Lirisë”, thuhet në njoftimin e Faton Klinakun, ushtruesit të detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së.

Aktiviteti do të fillojë në ora 11:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat