Osmani, Kurti e Konjufca nderojnë ushtarët e rënë të NATO-s për ndaljen e gjenocidit mbi popullin shqiptar

Aktuale

Osmani, Kurti e Konjufca nderojnë ushtarët e rënë të NATO-s për ndaljen e gjenocidit mbi popullin shqiptar

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 10:05
Krerët e shtetit nderojnë ushtarët e rënë të NATO-s

(E plotsuar 10:54) - Krerët e shtetit nderojnë ushtarët e rënë të NATO-s për ndaljen e gjenocidit mbi popullin shqiptar

Krerët e institucioneve të Kosovës kanë vendosur kurora lulesh të Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s, me rastin e shënimit të 22 vjetorit të Ditës së Paqes.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se po nderojnë kontributin e jashtëzakonshëm të ushtarëve të NATO-s që i qëndruan përkrahë Kosovës në momentet më të errëta të historisë së saj.

Image

Osmani tha se hyrja e forcave të NATO-s bashkë me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i sollën Republikës së Kosovës lirinë dhe çlirimin.

Osmani: NATO u shndërrua në shpëtimtarët e popullit të Kosovës

"Jemi këtu për të nderuar vazhdimin e këtij kontributi i cili nuk është ndalur në vitin 1999, atëherë edhe kur forcat e NATO-s hyjnë në Kosovë duke u shndërruar kështu në shpëtimtarët e popullit të Kosovës, por kontribut i cili ka vazhduar edhe më tej e vazhdon edhe sot për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në gjithë rajonin tonë. Në Ligjin për festat zyrtare kjo ditë njihet si Dita e Paqes, në mesin e qytetarëve tanë njihet si Dita e Çlirimit dhe Dita e lirisë, në fakt që të tri këto epitete i përshtaten kësaj dite, sepse 12 qershori, hyrja e forcave të NATO-s së bashku me luftën e UÇK-së i sollën Republikës së Kosovës pas një sakrifice të jashtëzakonshme mbi njerëzore edhe lirinë edhe çlirimin, por edhe paqen pas shumë e shumë vuajtjeve e sakrificave të popullit tonë. Prandaj jemi këtu sot që ta fillojmë këtë ditë këtu tek kjo pllakë e cila shënon historinë e re të Kosovës dhe bashkëpunimin e fuqishëm me aleatët perëndimor", tha Osmani.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se kauza e Kosovës ishte e drejtë dhe kjo sipas tij e tregon edhe fakti që popullit i doni në ndihmë aleanca më e madhe ushtarake.

Image

Konjufca: Kauza jonë ishte shumë e drejtë, liria jonë ishte shumë e shenjtë

"Liria jonë ka ardhur si kontribut i UÇK-së, i dëshmorëve tanë të cilët e dhanë jetën për liri, martirëve të cilët e dhanë jetën që ne të jemi të lirë e ta gëzojmë shtetin e pavarësinë tonë. Por, po ashtu është i bashkimit të kontributit të përpjekjes tonë çlirimtare me faktorët ndërkombëtarë të cilët e ndihmuan luftën tonë dhe si rezultat i kësaj ne u çliruam nga okupimi i Serbisë. Me vet faktin që aleanca më e madhe ushtarake i doli në ndihmë popullit të Kosovës, u mobilizua struktura më e madhe ushtarake demokratike në botë e bombardoi Serbinë për shkak të gjenocidit që ajo e ushtroj mbi popullin e Kosovës, kjo flet mbi të gjitha që kauza jonë ishte shumë e drejtë, që liria jonë ishte shumë e shenjtë. Prandaj, duhet ta mbrojmë e ta ruajmë atë me çdo kusht", tha Konjufca.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me 12 qershor kremtohet paqja, çlirimi dhe liria e vendit.

Kurti: Në qershorin e vitit 1999 kishim zjarr në qiell dhe zjarr në tokë

"Në qershorin e vitit 1999 kishim zjarr në qiell dhe zjarr në tokë, por me 12 qershor këmbësria NATO-s i bashkohet ndërhyrjes nga ajri kundër Jugosllavisë së Millosheviqit për ta ndaluar gjenocidin mbi popullin shqiptar. Siç e tha edhe presidentja e Republikës z.Vjosa Osmani me 12 qershor ne kremtojmë paqen, çlirimin dhe lirinë dhe këtë ia përkujtojmë vetës për çdo ditë, sepse të gjithë ato gra e burra të cilët u sakrifikuan, dhanë jetën ndodhen në themelet e institucioneve tona, të shtetit tonë, të pavarësisë tonë, të cilën duhet ta shpijmë më tej me zhvillim, drejtësi dhe demokraci", tha Kurti.

Image

Zëvendëskomandanti i KFOR-it, Gunter Schopf, tha de KFOR do të qëndroj në Kosovë për aq sa do të jetë e nevojshme për të siguruar paqe për të gjitha grupet etnike në Kosovë.

Schopf: KFOR-i do të qëndrojë në Kosovë aq gjatë sa do të jetë e nevojshme për të siguruar

"Së pari dua të them se është nder të jem këtu dhe gjithashtu është kënaqësi për mua si zëvendëskomandant i KFOR-it të jem prezent në këtë ceremoni dhe të theksojë se KFOR-i do të qëndrojë këtu aq gjatë sa do të jetë e nevojshme për të siguruar paqe për të gjitha grupet etnike në Kosovë", tha ai.

Image

Osmani, Konjufca e Kurti do të marrin pjesë edhe në Manifestim Përkujtimor në fshatin Poklek të Komunës së Drenasit.

***

Kryeministri Albin Kurti, në përkujtimin e ushtarëve të rënë të NATO-s, tha se të gjithë ata që e dhanë jetën ndodhën në themelet e shtetësisë së Kosovës.

“Në qershorin e vitit 1999 kishim zjarr në qiell e në tokë, por më 12 qershor këmbësoria që NATO i bashkohet ndërhyrjes nga ajri kundër Millosheviqit për ta ndal gjenocidin kundër popullit shqiptarë. Më 12 qershor ne kremtojmë paqen, çlirimin dhe lirinë dhe këtë ia përkujtojmë vetes për çdo ditë sepse të gjitha ato gra e burra të cilët sakrifikuan dhe dhanë jetën ndodhen në themelet e pavarësisë tonë të cilën duhet ta shpijmë më tej me drejtësi dhe demokraci”.

Kurti këtë e tha pasi vendosi kurora lulesh te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s.

Po ashtu, të pranishëm ishin edhe krykuvendari Glauk Konjufcës, presidentja Vjosa Osmani, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, Rrahman Rama si dhe zëvendës komandanti i KFOR-it.

Ndryshe, 22 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.

Osmani: NATO bashkë me luftën e UÇK-së sollën lirinë e popullit 

Image

Krerët e shtetit kanë vendosur kurora lulesh te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s, me rastin e 22- vjetorit të Ditës së Paqes.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se NATO ka qëndruar gjithmonë përkrah Kosovës, dhe vazhdon të jap kontribut për vendin tonë.

“Jemi këtu për të nderuar kontributin e jashtëzakonshëm të secilit ushtar të NATO-s, të cilët i qëndruan përkrahë Kosovës në momentet më të errëta të historisë së saj. Jemi po ashtu këtu për të nderuar vazhdimin e këtij kontributi i cili nuk është ndalur në vitin 1999, atëherë kur edhe forcat e NATO-s hynë në Kosovë, duke u shndërruar kështu në shpëtimtarët e popullit të Kosovës, por kontribut i cili ka vazhduar edhe më tej dhe vazhdon edhe sot për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe gjithë rajonin”, deklaroi Osmani para mediave.

Tutje ajo shtoi se 12 qershori njihet si dita e çlirimit dhe dita e lirisë.

“Siç e dini, në ligjin për festat zyrtare kjo njihet si dita e paqes, në mesin e qytetarëve tanë njihet si dita e çlirimit, dita e lirisë.

“Në fakt, që të tria këto epitete i përshtaten kësaj dite, sepse 12 qershori, hyrja e forcave të NATO-s së bashku me luftën e UÇK-së i sollën Kosovës pas një sakrifice të jashtëzakonshme e mbi njerëzore, lirinë edhe çlirimin dhe paqen pas shumë vuajtjesh të popullit tonë”, pohoi ajo.

Ndryshe, 22 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.

Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze.

Kurti: Sot Kosova kremton paqen dhe lirinë e vendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka përkujtuar 22 vjetorin e çlirimit të Kosovës si dhe zbarkimit të këmbësorisë së trupave të NATO-s, më 12 qershor të vitit 1999.

Kurti së bashku me krerët e lartë shtetërorë pasi nderuan ushtarët e rënë të NATO-së, në një prononcim për media tha se në këtë datë Kosova kremton paqen, çlirimin dhe lirinë e vendit.

Sipas tij, të gjithë ato gra dhe burra të cilët sakrifikuan dhe dhanë jetën ndodhen në themelet e pavarësisë së Kosovës.

“Në qershorin e vitit 1999 kishim zjarr në qiell e në tokë, por më 12 qershor këmbësoria që NATO i bashkohet ndërhyrjes nga ajri kundër Millosheviqit për ta ndal gjenocidin kundër popullit shqiptarë. Më 12 qershor ne kremtojmë paqen, çlirimin dhe lirinë dhe këtë ia përkujtojmë vetes për çdo ditë sepse të gjitha ato gra e burra të cilët  sakrifikuan dhe dhanë jetën ndodhen në themelet e pavarësisë tonë të cilën duhet ta shpijmë më tej me drejtësi dhe demokraci”, ka thënë Kurti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat