“Po flet të pavërteta - dëgjo tash”, përplasja mes Abazit e ish-këshilltarit të Thaçit: Ja si “gozhdohet” ish-bashkëpunëtori i presidentit

Aktuale

“Po flet të pavërteta - dëgjo tash”, përplasja mes Abazit e ish-këshilltarit të Thaçit: Ja si “gozhdohet” ish-bashkëpunëtori i presidentit

Nga: N. H Më: 12 qershor 2021 Në ora: 10:04
Hashim Thaçi dhe Haki Abazi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, njëherit ish-zëvendëskryeministër, ka pasur një përplasje me ish këshilltarin e Hashim Thaçit, Artan Behrami.

Behrami akuzoi Abazin se ka tentuar të bëhet pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, para se ky i fundit të aderonte në Lëvizjen Vetëvendosje.

Mirëpo, këto akuza nga ana e ish-këshilltarit të Thaçit, i ka mohuar deputeti i Abazi, i cili bëri me dije se kurrë s’ka pasur qëllim të futët në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Ky tentimi që prapë është politik. Sidomos kjo gjenerata e re e Partisë Demokratike të Kosovës, që mund ta veshin edhe një uniform tjetër. Unë asnjëherë nuk i iki identitetit tim. Kurrë s’kam qenë në LDK”, ka thënë Abazi si kundërpërgjigje ndaj akuzave të Behramit.

Në vazhdim mund ta shikoni këtë përplasje:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat