Kurti: Sot Kosova kremton paqen dhe lirinë e vendit

Aktuale

Kurti: Sot Kosova kremton paqen dhe lirinë e vendit

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 10:03
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka përkujtuar 22 vjetorin e çlirimit të Kosovës si dhe zbarkimit të këmbësorisë së trupave të NATO-s, më 12 qershor të vitit 1999.

Kurti së bashku me krerët e lartë shtetërorë pasi nderuan ushtarët e rënë të NATO-së, në një prononcim për media tha se në këtë datë Kosova kremton paqen, çlirimin dhe lirinë e vendit.

Sipas tij, të gjithë ato gra dhe burra të cilët sakrifikuan dhe dhanë jetën ndodhen në themelet e pavarësisë së Kosovës.

“Në qershorin e vitit 1999 kishim zjarr në qiell e në tokë, por më 12 qershor këmbësoria që NATO i bashkohet ndërhyrjes nga ajri kundër Millosheviqit për ta ndal gjenocidin kundër popullit shqiptarë. Më 12 qershor ne kremtojmë paqen, çlirimin dhe lirinë dhe këtë ia përkujtojmë vetes për çdo ditë sepse të gjitha ato gra e burra të cilët  sakrifikuan dhe dhanë jetën ndodhen në themelet e pavarësisë tonë të cilën duhet ta shpijmë më tej me drejtësi dhe demokraci”, ka thënë Kurti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat