Xhevdet Pozhari i kundërpërgjigjet ashpër Kimete Berishës: Mos bëj shkrime palidhje, mos e merr veten mësysh!

Aktuale

Xhevdet Pozhari i kundërpërgjigjet ashpër Kimete Berishës: Mos bëj shkrime palidhje, mos e merr veten mësysh!

Nga: N. H Më: 12 qershor 2021 Në ora: 12:09
Xhevdet Pozhari dhe Kimete Berisha

Analisti politik, Xhevdet Pozhari, i ka reaguar opinionistes Kimete Berisha, pasi kjo e fundit përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, tha se, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ia kanë marrë inat edhe fëmijët.

Pozhari thotë se imagjinata e Kimete Berishës shkon edhe deri tek intervistimi i fëmijëve.

Ai mes tjerash i ka bërë thirrje Berishës që të mos zbras mllef, duke i përdorë ata (fëmijët) që nuk duhet të përdoren si mjet për qëllime të ulëta.

“Mos bëj shkrime palidhje që ta promovosh materializimin i cili edhe ashtu kurrë nuk ka qenë më i theksuar në shoqërinë shqiptare sesa tani. Mos e zbraz mllefin t’u i përdorë ata që nuk duhet të përdoren si mjet për qëllime të ulëta. Mos e merr veten mësysh”, ka shkruar Pozhari.

Ja shkrimi i tij:

Ehhh, imagjinata e Kimetes shkon deri tek intervistimi i fëmijëve: A ndjehesh i mashtruar prej Albinit? - Po, sepse nuk mi ka dhanë 10 euro!

Kimete, nëse një ditë bëhesh nënë do ta kuptosh se fëmijëve as 100 euro në ditë nuk iu dalin. Në fund kanë me thënë, e pse jo 200! Me rëndësi është me iu ofru dashni. Me i mësu mu knaqë me aq sa kanë.

Mos bëj shkrime palidhje që ta promovosh materializimin i cili edhe ashtu kurrë nuk ka qenë më i theksuar në shoqërinë shqiptare sesa tani.

Mos e zbraz mllefin t’u i përdorë ata që nuk duhet të përdoren si mjet për qëllime të ulëta.

Mos e merr veten mësysh!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat