Krerët e shtetit në Poklek: 12 qershori shënon fundin e gjenocidit në Kosovë

Aktuale

Krerët e shtetit në Poklek: 12 qershori shënon fundin e gjenocidit në Kosovë

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 12:21
Vjosa Osmani

Në Poklek të Drenasit është mbajtur manifestimi qendror për shënimin e Ditës së Paqes.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha se kushdo që mund të dyshojë në drejtësinë e intervenimit të NATO-s duhet të vijë në Poklek.

"22 vjet më parë kur sekretari i përgjithshëm i NATO-s vizitoi Kosovën na la një thënie e cila rezulton aq shumë edhe tash pas më shumë se 2 dekada. Në pllakën që do ta shihni këtu në Poklek do ta shihni citatin e tij. Citoj” Kushdo që mund të dyshoj në drejtësinë e intervenimit të NATO-s duhet të vijë në Poklek”. Prandaj jemi rikthyer sot këtu ku na ka këshilluar çdoherë edhe vet sekretari i përgjithshëm i NATO dhe mbi të gjitha ku na thërret çdo ditë ndërgjegjja jonë njerëzore. Dhe kthehemi jo pse dikush këtu nga ne ka dyshime rreth drejtësisë së intervenimit të NATO-s e cila e ndaloi gjenocidin serb por për ta riktheksuar këtë mesazh sot e çdo herë e për ta kuptuar se sa i shtrenjtë ishte çmimi i lirës për popullin e Kosovës", tha ajo.

Osmani tha se 22 vjet më parë kur forcat e NaTO-s hyn në Kosovë u realizua ëndrra e prijësve tanë, u realizua ëndrra e Ibrahim Rugovës dhe e Adem Jasharit, ëndrra e gjithsecilit që e synuam jetën e lirë.

"Zëri i Lirisë gjashtë muajshe akoma thërret për drejtësi, është obligim i të gjithëve që të", tha ajo.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se 12 qershori është kurorëzimi i të gjitha përpjekjeve për liri.

"Ne jemi mbledhur në Poklek, se kush e njeh mirë masakrën e di sa e thellë është plaga jonë që na e ka shkaktuar gjenocidi i Serbisë. Këtu u vranë mizorisht 53 shqiptar, e nga të cilët shumë fëmijë. Në Serbi për të gjitha këto nuk ka kurrfarë pendese, përkundrazi në institucione është instaluar ns pushtet trashëgimia politike e Millosheviqit. Rreziku dhe kanosja nga Serbia nuk ka kaluar ende, kërcënimi sot është më i pranishëm se kurrë më parë që nga 12 qershori i vitit 1999, sepse për sa kohë që Serbia ende ka plane për t'u kthyer në Kosovë edhe ato nuk i fsheh hiç ne duhet të jemi të gatshëm ta mbrojmë atdheun tonë me çdo kusht. Sakohë Serbia na ka në kushtetutën e saj, asgjë nuk ka përfunduar me Serbinë. Prandaj 12 qershorin duhet ta festojmë me vigjilencë", tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se 12 qershori shënon fundin e gjenocidit në Kosovë.

"12 qershori shënon fundin e gjenocidit në Kosovë. Kosova është e lirë dhe e pavarur, ne do të punojmë që ta bëjmë Kosovën edhe të zhvilluar e sovrane. Ky partneritet si me NATO ku duam të anëtarësohemi. Jemi mbledhur këtu në Poklek se është dëshmi e gjenocidit serbë në Kosovë. 25 prej të vrarëve kanë qenë të mitur, e 18 persona kanë qenë të mitur. Civilët shqiptar ishin duke u larguar nga shtëpia e tyre, por policia i detyroi të kthehen. Në fund i dogji trupat ë tyre, kjo ishte Serbia e Millosheviqit", tha Kurti.

Kurti tha se Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet që ka bërë në Kosovë, derisa tha se do ta padisin Serbinë për gjenocidin.

Ai tha se kurrë nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi.

Në këtë manifestim të ditës së Paqes, morën pjesë edhe ambasadorët e shteteve mike e përfaqësues të institucioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat