Ish-agjenti i SHIK-ut me pyetje publike për Hashim Thaçin: Behajdin Allaqin e more me duar të lidhura, ku është kufoma e tij?

Aktuale

Ish-agjenti i SHIK-ut me pyetje publike për Hashim Thaçin: Behajdin Allaqin e more me duar të lidhura, ku është kufoma e tij?

Nga: N.Sh Më: 12 qershor 2021 Në ora: 12:56
Hashim Thaçi dhe Behajdin Allaqi

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka bërë një pyetje publike për Hashim Thaçin.

Miftari përmes një postimi në Facebook, pyet Thaçin që të tregon se ku është kufoma e Behajdin Allaqit dhe Shaban Shalës

Miftari thotë se Thaçi e ka shpallur hero Allaqin edhe pse nuk ka kufomë, derisa shton se, Allaqi hero, e Thaçi patriot nuk shkon.

Postimi i plotë:

Hashim cili jeni i UDB?

Hashim Thaçi bonu burrë njëherë në jetën tuaj (s’je kanë kurrë) e tregona ku është kufoma e Bahajdin Allaqit dhe Shaban Shalës.

Ti Hashim, dëshmorin e nacionalistin e LPK Behajdin Allaqin e keni shpall hero edhe pse nuk ka kufomë, edhe pse Behajdini me veprat e veta ka qenë hero.

Por ju tregona ku është kufoma e tij, apo na tregona a ishte edhe ky si krejt konkurrentet e juaj në (LPK_UÇK) a ishte edhe ky  (Behajdini) i UDB-së, dhe e meritonte të vritej (me TT) si tradhtar.

Bajhadini dëshmor dhe Hero, dhe ti hero e patriot, Hashim nuk shkon, cili jeni dorë e tejzgjatur e UDB-së ju apo ishin kundërshtarët dhe konkurrentët tuaj të vrarë shumica!

Me 11 qershor 1998 Hashim Thaçit, tani ish-president i Republikës së Kosovës, i është dorëzuar në fshatin Drenovc mësuesi i filozofisë të Gjimnazit në Prizren, Behajadin Allaqi, të cilin duhet ta ketë arrestuar Policia Ushtarake e UÇK-së me urdhër të Hashim Thaçit.

Pra, tashmë është “sekret publik” se atë ditë, me duar të prangosua, e ka marrë në dorëzim Hashim Thaçi, “drejtor i drejtorisë politike” të UÇK-së, – në fakt sabotues e komplotist kundër UÇK-së!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat