Protesta e veteranëve, Kurti fton organizatat në takim

Aktuale

Protesta e veteranëve, Kurti fton organizatat në takim

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 14:03
Albin Kurti

Sot shënohet 22 vjetori i Ditës së Paqes në Kosovë. E pikërisht gjatë ditës është mbajtur aktivitet protestues për shkak të, fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe si përkrahje ndaj çlirimtarëve që gjenden në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Kjo protestë duket se ka arritur një efekt. Kjo pasi kryeministri I Kosovës, Albin Kurti ka ftuar në takim organizatat e veteranëve.

Sipas burimeve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar në takim në orën 15 e 30 Xhevdet Qeriqin, udhëheqës i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftarëve të UÇK-së.

Temë e takimit, sipas informacioneve të inFokusit, do të jenë pikërisht shqetësimet fundit të veteranëve.

Gjithashtu bëhet e ditur se OVL e UÇK-së, gjatë ditës së shtunë ka mbajtur edhe një takim tjetër me kryeministrin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat