Gjykata Speciale “i gjuhet” Faton Klinakut për deklaratat në debat televiziv, tenton t’i përdorë si provë

Aktuale

Gjykata Speciale “i gjuhet” Faton Klinakut për deklaratat në debat televiziv, tenton t’i përdorë si provë

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 14:27
Faton Klinaku

Prokuroria e Specializuar e Hagës po synon që t’ua vazhdojë paraburgimin krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.

Madje, për këta dy të fundit, të cilët janë në paraburgim që nga shtatori i vitit të kaluar, Prokuroria e Specializuar e Hagës po argumenton se nuk kanë ndryshuar ende rrethanat për mbrojtjen në liri të tyre.

Në një parashtresë prej gjashtë faqesh, ZPS e ka përdorur një deklaratë të sekretarit aktual të OVL-së, Faton Klinaku, si provë që sipas tyre lirimi i Gucatit e Haradinajt do të përbënte rrezik që veprat penale për të cilën akuzohen ata, të përsëriten.

ZPS, në parashtresën e saj citon deklaratën e Klinakut ku thotë se do të publikojë çfarëdo materiali që i vije nga Specialja, qoftë ai edhe konfidencial, ashtu siç kishin bërë Gucati e Haradinaj.

“Rrjeti i të Akuzuarve i veteranëve të luftës së UÇK-së mbetet i gatshëm të pengojë procedurat, të tilla që rreziqet e Nenit 41 (6) (b) do të bëhen plotësisht të pakontrollueshme nëse i Akuzuari do të lirohet nga paraburgimi. Më 4 qershor 2021, Faton KLINAKU, kryetari i përkohshëm i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dha një intervistë me të cilën ai premtoi se do të botojë Dokumentet e DSK-së nëse i merr ato. Kjo është e jashtëzakonshme, duke theksuar se Z. KLINAKU është kryetari i përkohshëm sepse GUCATI dhe HARADINAJ po ndiqen penalisht para DSK për sjellje identike. Që ligji nuk është asnjë kufizim për kryetarin e përkohshëm OVL UÇK-së është emblematikë e largësisë që mbështetësit e të Akuzuarve janë të gatshëm të shkojnë për të penguar këto procedura, dhe vërtet këtë gjykatë”, pretendon në parashtresat e saja Zyra e Prokurorit të Specializuar.

ZPS tutje në shkresën e saj ka thënë se Gucati e Haradinaj rrezikojnë 10 vjet burg, dhe sipas tyre duke pasur parasysh gjatësinë e dënimit, lirimi i përkohshëm i tyre nuk do të ishte i preferueshëm.

Nasim Haradinaj e Hysni Gucati  u arrestuan nga hetuesit e Speciales më 25 shtator të vitit të kaluar.

Që nga ajo kohë, ata po mbahen në paraburgim në Hagë, teksa nga e njëjta periudhë ata nuk kanë takuar asnjë prej familjarëve të tyre.

Në lidhje me padrejtësitë e pretenduara nga OVL UÇK, sot u protestua në Prishtinë, teksa u nënvizua fakti se Specialja po gjykon vetëm shqiptarët, duke marrë kështu karakter një-etnik e selektiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat