“Edhe Samiu i ndihmoi Thaçit për formimin e Speciales, e këta çohen kërkojnë zhbërjen e saj, lëreni njerin, për veti e ka ba”

Aktuale

“Edhe Samiu i ndihmoi Thaçit për formimin e Speciales, e këta çohen kërkojnë zhbërjen e saj, lëreni njerin, për veti e ka ba”

Nga: N.Sh Më: 12 qershor 2021 Në ora: 14:27
Sami Lushtaku dhe Hashim Thaçi

Ish-këshilltari i Albin Kurtit, Driton Tali ka reaguar ndaj organizatave të dala nga lufta, të cilat sot kanë mbajtur një protestë në Prishtinë.

Kjo protestë është organizuar siç thonë ata për shkak të fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe në përkrahje të çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në dhomat e specializuara në Hagë.

Tali në reagimin e tij në Facebook, thotë nuk mundet njeri me iu ra në fijë.

Hashim Thaçi sipas tij bëri mund për me formu Gjykatën Speciale, kurse këta çohen dhe kërkojnë zhbërjen e saj.

Tali paksa me shaka thotë se ta lajnë Thaçin rahat pasi që e ka bë Gjykatën për veri dhe jo për shokët e tij.

Reagimi i plotë:

Mos me mujt njeri me ju ra n'fije!

Gjith at mund qi e boni Hasha për me bo GjS, k'ta çohen e lypin me zhbo.

Veç ça ka hjek m'i bind deputetët e PDK'ys, hyyy menve zarar?!

U desht edhe Samia m'i ardh për m'i nimu.

Jo, "kush se voton Gj.S osht ja tradhtar ja hajvan qi s'ja don t'mirën as Kosovës e as UÇK'ës, se GjS ka me pastru UÇK prej shpifjeve", e qesifar muhalifesh, e k'ta çohen kundra?!

Lene more njerin se për veti e ka bo, e jo veç për shoktë e vet qysh po thonë do gojëkqinj!

Le ta pastron UÇK'ën prej shpifjeve!!!

Ça po përzini n'punë t'pogllavicës, lavë e lavë, i di pogllavica puntë e veta!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat