Një i vdekur, këto janë rezultatet e 1.774 testimeve për Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Një i vdekur, këto janë rezultatet e 1.774 testimeve për Covid-19 në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 12 qershor 2021 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Një person ka vdekur, si pasojë e Koronavirusit, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, janë regjistuar vetëm 17 raste të reja pozitive, ndërsa janë shëruar 112 persona, përcjell Bota sot.

Njoftimi i MSH:

12 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.480 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 96.369 doza të vaksinës.

Nga 1.774 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 112 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.791.

Në total numri i rasteve aktive është 531.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në këtë LINK.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat