Llepota ekstradohet nga Belgjika në Kosovë

Aktuale

Llepota ekstradohet nga Belgjika në Kosovë

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 15:20
Llepota

Një person është ekstraduar dje nga Belgjika në Kosovë përmes Terminalit Doganor në Podujevë, për një vepër penale të cilën e kishte kryer në vitin 2018.

Personi akuzohet për veprën penale “grabitje dhe vrasje në tentativë

Pas ektradimit, i dyshuari është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje.

Por kush është i ekstraduari?

Ai është i shumëkërkuari nga Policia e Kosovës, Astrit Mehmeti i njohur me nofkën “Llepota” ka përfunduar në pranga ditë më parë në Spanjë

Astrit Mehmeti, problematiku i Prishtinës ishte  në arrati që nga nëntori i vitit 2019 kur ishte përfshirë në një gjuajtje me armë para diskotekës “Duplex” në Prishtinë.

Që nga ajo kohë, Policia e Kosovës nuk kishte rënë më në gjurmët e “Llepotës”, njërit prej gangsterëve më të njohur dhe famëkeq në Kosovë.

Premtim publik për arrestimin e tij madje kishte dhënë edhe vet ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, mirëpo që kapja e “Llepotës” nuk ishte aq e lehtë sa ishte menduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat