Klinaku nuk lëshon ‘pe’ – paralajmëron Prokurorinë Speciale: Nuk do t’i mbajmë fshehur skandalet!

Aktuale

Klinaku nuk lëshon ‘pe’ – paralajmëron Prokurorinë Speciale: Nuk do t’i mbajmë fshehur skandalet!

Nga: A.Morina Më: 12 qershor 2021 Në ora: 16:07
Gjykata Speciale

Zyra e Prokurorisë Speciale e ka përdorur një deklaratë të sekretarit aktual të OVL-së, Faton Klinaku, si provë që sipas tyre lirimi i Gucatit e Haradinajt do të përbënte rrezik që veprat penale për të cilën akuzohen ata, të përsëriten.

Ndërsa, i menjëhershëm ishte reagimi i ushtruesit të detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku i cili paralajmëroi Prokurorinë e Specializuar në Hagë se nuk do të mbajnë fshehur skandalet e tyre.

“Po habitem me amatorizmin tuaj - Ne as nuk kemi publikuar e as nuk publikojmë asgjë. Ne ua kemi ofruar mediave për publikim dhe do t’ua ofrojmë përsëri.

Nuk do t’i mbajmë fshehur skandalet e juaja sepse nuk e kemi asnjë detyrim për këtë”, shkroi Klinaku në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Për Prokurorinë e Specializuar në Hagë:

Po habitem me amatorizmin tuaj - Ne as nuk kemi publikuar e as nuk publikojmë asgjë. Ne ua kemi ofruar mediave për publikim dhe do t’ua ofrojmë përsëri.

Nuk do t’i mbajmë fshehur skandalet e juaja sepse nuk e kemi asnjë detyrim për këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat