Në 16-vjetorin e VV-së, Kurti dhe Konjufca kanë disa fjalë

Aktuale

Në 16-vjetorin e VV-së, Kurti dhe Konjufca kanë disa fjalë

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 18:28
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 18:35) - Kryetari i Kuvendit, njëherësh anëtar i kryesisë së VV-së, Glauk Konjufca, tha se e ka të vështirë t’i drejtohet Albin Kurtit si kryeministër.

“Pak gjëra në jetë më duken të vështira por më së vështiri e kam me i tha kryeministër, se me i thënë kështu po më duket më pak se me i thënë Albin. Po e festojmë vitin e 16 të VV-së që koincidon me 22 vjetorin e çlirimit të Kosovës. Jemi thellua në veprimtari dhe aksion e sipër kundër administratës së UNMIK-ut. Ka kalu një kohë e madhe që nuk kam qenë këtu dhe kam nostalgji”.

Këtë e tha në konferencën e Lëvizjes Vetëvendosje, në 16-vjetorin e themelimit, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Albin Kurti.

“Po më kujtohet që gazetarët shpesh ne derisa dilnim na linin dhe iknin kur vini  për të na arrestuar. Ende e mashtroj vetën se jam i ri mirëpo po e vërtetojë që jam njëfarë veterani e po e vërej që vetëm një prej juve gazetarëve po e njoh”.

“Është me rëndësi sepse konsideroj që LVV është një trashëgimi interesante politike e popullit të Kosovës. Njerëzit që janë bashku në LVV  janë qytetarë që kanë qenë me halle e kanë pasë shumë probleme. Ne kemi qenë të vetëdijshëm që i përkasim një përpjeke shumë të gjatë të popullit të Kosovës për të qenë rehat në tokën e vet.

***

Në shënimin e 16 vjetori të Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri Albin Kurti vlerësoi  kontributi dhe sakrificën e të gjithë aktivistëve të VV-se.

“Kjo kafiteri që ndodhemi është lokali ku u patë formësuar identiteti i LVV-së në vitet 2005/6/7/8, përfundi kësaj arre ku i diskutonim mendimet politike. Në këtë oborr ku e kemi zhvilluar Lëvizjen si organizatë”.

“Falënderojmë qytetarët e Prishtinës e pastaj të gjithë Kosovës që na kanë përkrah pa rezervë”.

“Parimet e VV-së të cilët e gjejnë origjinën tek Rilindja Kombëtare janë ato që e kanë së ndërtuar aktivistët politik dhe kanë bërë që ne të zgjerohemi e rritemi për ditë”.

“Kemi pasur momente të lumtura por edhe të vështira, patëm që sakrifikuan shumë, kontributi i të cilëve tek ne ndjehet çdo ditë”.

“Kemi shumë punë para por të gjitha betejat janë kaluar që të kemi shansin për beteja më të mëdha”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat