​Kurti: LVV përdorë shumë mekanizma drejt afrimit me Shqipërinë

Aktuale

​Kurti: LVV përdorë shumë mekanizma drejt afrimit me Shqipërinë

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 19:15
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ditëlindjen e 16 të Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se 14 shkurtin e këtij viti nuk e shohin si një datë që kanë fituar por si shansë që ua dha qytetari për betejën e madhe të bërjes së Kosovës republikë të zhvilluar, demokratike dhe me drejtësi.

Kurti në 16 vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje, tha se në ato vite i diskutonin zhvillimet politike por edhe idetë për aksione.

Kurti: Qytetarët shumë shpejt na mbështetën

“Është ky oborr në të cilën ndodhemi tani, vendi në të cilën jemi emancipuar duke diskutuar por njëkohësisht edhe e kemi zhvilluar Lëvizjen Vetëvendosje si organizatë, duke i falënderuar qytetarët të cilët fillimisht në Prishtinë e shumë shpejt ane e mbanë Kosovës dhe më gjer na kanë mbështetur pa kursim e pa rezervë”, tha ai.

Ai duke perënduar të gjithë ata që sakrifikuan, tha se kanë pasur qaste të gëzueshme por edhe momente të vështira.

Kurti: 14 shkurti, shansi që na dha qytetari për betejën e madhe

“Kemi shumë punë përpara, mirëpo të gjitha betejat e vogla e të mesme janë fituar në mënyrë që të kemi shansin për betejë të madhe, andaj edhe 14 shkurtin e këtij viti, ne nuk e shohim si një datë që fituam dhe duhet të rehatohemi por si shansë që na dha qytetari i republikës për betejën e madhe të bërjes së Kosovës republikë e zhvilluar, demokratike e me drejtësi“, tha ai.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca kujtoi kohën e aksioneve dhe konferencave.

Konjufca: Gazetarët na lenin duke fol vet me vete sepse vinte policia

“Kemi shumë kujtime këtu, po më kujtohet në një konferencë shtypi ishim këtu me Albinin dhe gazetarët aty, na ndodhte që ata vraponin shpejt dhe na lenin duke fol vet me vete sepse policia vinte dhe na ka ndodhë dy herë veç kur e pamë që gazetarët nuk janë këtu më sepse vinte policia për të na arrestuar nga një herë, këto kanë qenë peripecitë“, tha ai.

Sipas tij, VV ka dal nga populli i cili gjithmonë ka qenë në halle dhe ka pas probleme.

Konjufca: Lëvizja Vetëvendosje kurrë nuk ka pretenduar që ka shpikur diçka të re

“Lëvizja Vetëvendosje unë konsideroj që kurrë nuk ka pretenduar që ka shpikur diçka të re. Ne gjithmonë kemi qenë të vetëdijshëm që i përkasim një përpjekje shumë të gjatë të popullit të Kosovës për me qenë rehat në tokën e vet“, tha ai.

Ndëkrohë, Kurti është pyetur nëse bashkimi kombëtar është ende synim i VV-së.

Kurti: Ne përdorim shumë mekanizma drejt afrimit me Republikën e Shqipërisë

“Alternativa jonë qeverisëse është po ajo edhe synimet tona vazhdojnë të mbeten të njëjta, mirëpo ne përdorim gjithnjë e më shumë mënyra, gjithnjë e më shumë mekanizma e instrumente për ta realizuar qëllimin e njëjtë, të bëjmë hapa drejt afrimit me Republikën e Shqipërisë dhe t’i ndihmojmë shqiptarët kudo që janë në Ballkan që të faktorizohen sa më shumë e sa më shpejt“, tha ai.

Ai tha se aspekti i planifikimit që e bënin çdo mëngjes në oborrin e ndërtesës në Pejton, janë të paharruara për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat