“Katastrofë për Serbinë”, Hoxha i reagon Bërnabiqit pas deklaratës për Kurtin dhe Osmanin

Aktuale

“Katastrofë për Serbinë”, Hoxha i reagon Bërnabiqit pas deklaratës për Kurtin dhe Osmanin

Nga: A.Zh Më: 13 qershor 2021 Në ora: 15:19
Albin Kurti, Ana Bërnabiq

Mr. Skënder R. Hoxha, analist politik, i ka reaguar kryeministres serbe Ana Bërnabiqit, e cila ka thënë se do të jenë katastrofë për Serbinë politikat që do të udhëhiqen nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.

Hoxha i ka thënë Bërnabiqit, se tani më Kosovën do ta udhëheqin njerëzit që u zgjodhën nga populli i Kosovës, e jo zyrtarët e korruptuar.

Ai është shprehur i bindur se me këtë udhëheqësi që e zgjodhi populli i Kosovës, Kosova do të jetë Kosovë evropiane dhe pjesë e NATO-s.

Reagimi i Hoxhës, dërguar nga “Bota sot”:

Ana Bërnabiqi dhe politikanët e Kosovës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq në një studio televizive na paskësh thënë se “ për rajonin katastrofë politikat që do të udhëhiqen nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani” ... Dhe, më tej kishte derdhur lot krokodili në TV PRVA, duke thënë se “Udhëheqësit e Kosovës do të kërkojnë se në secilin dokument Kosova të shënohet Republika e Kosovës.”

Për këtë, i themi zonjës Bërnabiq se Kosovën më nuk do ta udhëheqin analfabetët e gjysmë analfabetët e korruptuar, as “komandantët”, por tash e tutje do të përballeni me zërin e dijes, me zërin që e zgjodhi populli i Kosovës më 14 shkurt 20121. Për Kosovën do të flasin ata që nuk do ta gërryejnë së brendshmi Kosovën, por do t’i dalin zot guximshëm në çdo nivel bisedimesh që kërkohet, gjithnjë në koordinim të plotë me ata që e çliruan Kosovën nga Serbia, pra me SHBA e BE dhe i vunë themelet e pavarësisë së saj.

Me këtë udhëheqësi që e zgjodhi populli i Kosovës, Kosova do të jetë Kosovë evropiane dhe pjesë e NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat