Sipas Selimit, Daut Haradinaj është zgjidhja e duhur për Prishtinën

Aktuale

Sipas Selimit, Daut Haradinaj është zgjidhja e duhur për Prishtinën

Nga: A.Z Më: 13 qershor 2021 Në ora: 15:49
Selim Selimi

Selim Selimi nëpërmjet një postimi në Facebook është shprehur se kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj është zgjidhja e duhur për kryeqytetin.

Selimi është zotuar se në këtë garë haradinaj ka hyrë të fitoj me projekte dhe program, ofertë të saktë që përmirëson jetën e të gjithëve.

Selimi tha se Prishtinës i duhet udhëheqës i pa nënshtruar nga cilido grup i interesit. Kemi hy pa hile dhe do të qeverisim pa hile, për Prishtinën tha ai.

Postimi i plotë:

Zotohemi para juve qytetarë të Prishtinës, se në këtë garë, Dauti ka hy të fitoj me projekte dhe program, ofertë të saktë që përmirëson jetën e të gjithë neve. Prishtinës i duhet udhëheqës i pa nënshtruar nga cilido grup i interesit. Kemi hy pa hile dhe do të qeverisim pa hile, për Prishtinën. Me vendosmëri pa tejzgjatje, me ekspertë dhe duke e trajtuar çdo problem. Për fitore, me qytetarët!
Prishtina po vuan për mungesë të guximit në vendim marrje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat