Pozhari jep parashikimin për zgjedhje: Ja kush do ta fitojë Prishtinën – ka një lajm të keq për LDK-në në Gjilan

Aktuale

Pozhari jep parashikimin për zgjedhje: Ja kush do ta fitojë Prishtinën – ka një lajm të keq për LDK-në në Gjilan

Nga: N. H Më: 13 qershor 2021 Në ora: 22:14
Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku

Analisti politik, Xhevdet Pozhari, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka bërë një parashikim lidhur me zgjedhjet lokale që priten të mbahen në tetor të këtij viti, shkruan gazeta “Bota sot”.

Me theks të vecantë, Pozhari ka folur për garën për kryeqytetin, ku ka thënë se lajm i mirë është se Prishtina do të shpëtojë nga një dembel (Shpend Ahmeti), kurse mendon se emri i Arben Vitisë ose i Liburn Aliut do ta vuloste fitoren e VV-së.

Ndërsa, sa i përket Gjilanit, Pozhari shprehet se Lutfi Haziri do të përshëndetet me Gjilanin, gjë që, sipas tij, i hap gjasa reale VV-së ta drejtoj këtë qytet.

Ja reagimi i plotë:

Image
Xhevdet Pozhari

Në zgjedhjet lokale, përpos emblemës partiake, mbi të gjitha i rëndësishëm është kandidati.

Agim Aliu si kryetar duket të jetë i preferuar në Ferizaj. Shpresat e PDK-së janë të varura tek ky kandidat. Ardian Gjini ka arritur ta konsolidojë qeverisjen në Gjakovë, ndërsa Bali Muharremaj mbetet një tjetër kryetar i preferuar në Therandë. Që të dy këta e bëjnë AAK-në sfiduese interesante në këtë garë. Imri Ahmeti me gjasë mbetet i pasfidueshëm në Lipjan, ndërsa Xhafer Tahiri ka arritur që me punën e tij të konsiderohet si favorit. Janë dy lojtarët kryesorë të LDK-së.

Kundër Bekim Jasharit qysh tani është e qartë se gjasa nuk do të ketë asnjë kandidat, ndërsa Ramiz Lladrovci ia ka bë të ditur edhe partisë së tij se është 'pushtet në vete'.

Se sa i rëndësishëm është emri i kandidati për kryetar flet edhe fakti se Rufki Suma tash e sa mandate arrin të jetë në krye të komunës si i pavarur. Po ashtu, dëshmi shtesë janë edhe sfidat e brendshme që i bëhen Mytaher Haskukës dhe Agim Bahtirit nga ata që mendojnë se do të qeverisnin më mirë nga radhët e VV-së.

Lajm i mirë është se Prishtina do të shpëtojë nga një dembel, emri i Arben Vitisë ose i Liburn Aliut do ta vuloste fitoren e VV-së. Fushë Kosova përfundimisht do duhej të çlirohej nga kryetari kukull që është në shërbim të ndërtimtarëve të cilët bën krim urbanistik me aminin e pushtetit lokal.

Luta do të përshëndetet me Gjilanin, gjë që i hap gjasa reale VV-së ta drejtoj këtë qytet, e Gazi nuk do ta ketë të lehtë ta mbajë Pejën.

Podujeva, tash për tash, mbetet enigmë!

Nëse fituesi i këtyre zgjedhjeve është i paqartë, humbësi qysh tani dihet - PDK'ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat