Gjithçka çfarë ndodhi në Mitrovicë: Ja si u plagos 50 vjeçari duke peshkuar në Ibër

Aktuale

Gjithçka çfarë ndodhi në Mitrovicë: Ja si u plagos 50 vjeçari duke peshkuar në Ibër

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 23:00
Lumi Ibër

Viktima është duke u trajtuar në spitalin verior të Mitrovicës, policia po heton rastin.

Lumi Ibër është një nga zonat më të preferuara për peshkim. Kështu paraditen e së dielës zgjodhi ta kalonte një 50 vjeçar i komunitetit rom duke peshkuar në këtë lum.

Mirëpo ishte pikërisht ky vendi ku u sulmua nga disa persona të cilët janë ende në arrati. Megjithatë tek lumi Ibër në zonën që i përket fshatit Lisicë të Mitrovicës së Jugut nuk kishte mbetur asnjë gjurmë. Aty në pasditen e së dielës u panë persona të tjerë duke peshkuar.

Këta të fundit treguan se janë frekuentues të rregullt të këtij lumi. Tutje, prapa kamerave ata i bënë të ditur televizionit se më parë nuk kishin pasur probleme në këtë zonë.

Megjithatë disa punëtoret të kësaj zone kanë treguar se incidentet në këtë vijë kufitare nuk janë të rralla. Madje ata kanë bërë të ditur se shpesh herë dëgjohen krisma të armëve. Pasi që kishte ndodhur ngjarja organet e policisë dhe të emergjencës kanë dalur në vendin e ngjarjes. Por në mes tyre është krijuar një keqkuptim. Këtë e tregon tekniku i emergjencës në Mitrovicën e Jugut, Myftar Bajrami. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia në Mitrovicë. Ky rast po trajtohet si Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat