Hamza kërkon që vaksinimi i popullatës të jetë prioritet

Aktuale

Hamza kërkon që vaksinimi i popullatës të jetë prioritet

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 11:21
Bedri Hamza

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë që Qeveria e Kosovës nuk e ka marrë seriozisht çështjen e rimëkëmbjes së ekonomisë, si pasojë e pandemisë së COVID-19.

Hamza në seancën e sotme ku po diskutohet për ekonominë, ka kërkuar nga Qeveria që vaksinimi i popullatës të jetë prioritet pasi sipas tij, kjo përveç shëndetit do ndikonte edhe në rimëkëmbjen ekonomike.

“Vaksinimi i popullatës është prioriteti lartë, jo vetëm për shëndetin e qytetarëve, por edhe rimëkëmbjen ekonomike. Se gjendja ekonomike është e rëndë tregojnë edhe shumë indikatorë makroekonomik. Kemi një numër të madh të bizneseve që kanë falimentuar , mijëra punëtorë kanë humbur vendet e punës për shkak të vështirësive që kanë pasë bizneset”

Hamza ka thënë që shqetësues është edhe fakti që sipas tij, që as në programin qeveritar të paraqitur “nuk parashihet masë konkrete me burime të qëndrueshme të financimit se si do të bëhet rimëkëmbja e vendit pas pandemisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat