Takimi Kurti – Vuçiq/ Publicisti nga Maqedonia ka një kërkesë për kryeministrin e Kosovës në përballjen me Vuçiqin

Aktuale

Takimi Kurti – Vuçiq/ Publicisti nga Maqedonia ka një kërkesë për kryeministrin e Kosovës në përballjen me Vuçiqin

Nga: N.Sh Më: 14 qershor 2021 Në ora: 11:52
Emin Azemi

Publicisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Emin Azemi, përmes një postimi në Facebook, e ka komentuar takimin i cili do të mbahet në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Azemi thotë se gjatë këtij takimi si fillim do të duhej të sqarohet fjala provokim.

Sipas tij, kjo fjalë është futur në diskursin serb si pykë që i paraprinë sëpatës.

“Ata, serbët e dinë se kanë kryer gjenocid mbi shqiptarët, mirëpo e quajnë provokim nëse Serbia paditet për këtë! Ata, serbët, e dinë se në truallin e tyre ka dhjetëra varreza masive me shqiptarë të masakruar, mirëpo e quajnë "provokacija" nëse Prishtina zyrtare kërkon vendndodhjen e këtyre varrezave! Ata, serbët e dinë saktësisht sa dhunime kanë kryer mbi gratë e Kosovës, mirëpo e quajnë 'provokacija', nëse këtë fakt ua përmend në tryezën e dialogut!”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

KURTI NESËR TAKON VUÇIQIN, TË SQAROHET FILLIMISHT FJALA "PROVIKIM" (PROVOKACIJA")

Në diskursin publik serb, fjala "provokim" ("provokacia")  është futur si pykë që i paraprinë sëpatës. Krerët serbë e dinë saktësisht se politikanët e Kosovës kanë të drejtë në pretendimet e tyre, kur kërkojnë nga Serbia llogari për dëmet që i janë bërë Kosovës gjatë viteve nëntëdhjetë, sidomos gjatë luftës 1998/99.

Ata, serbët e dinë se kanë kryer gjenocid mbi shqiptarët, mirëpo e quajnë provokim nëse Serbia paditet për këtë!

Ata, serbët, e dinë se në truallin e tyre ka dhjetëra varreza masive me shqiptarë të masakruar, mirëpo e quajnë "provokacija" nëse Prishtina zyrtare kërkon vendndodhjen e këtyre varrezave!

Ata, serbët e dinë saktësisht sa dhunime kanë kryer mbi gratë e Kosovës, mirëpo e quajnë 'provokacija', nëse këtë fakt ua përmend në tryezën e dialogut!

Ata, serbët, e dinë se në kohën e regjimit të Millosheviqit është konfiskuar toka shtetërore përreth manastirit të Deçanit, dhe i është bartur në mënyrë klandestine këtij të fundit,  mirëpo e quajnë 'provokacija' qëndrimin e Prishtinës zyrtare që trashëgimia kulturore e këtyre manastireve të llogaritet si e Kosovës e jo si e Serbisë , kurse toka përreth manastireve t'i kthehet shtetit të Kosovës!

Ata, serbët e dinë se askund në Evropën e civilizuar nuk ka bashkësi komunash njëetnike, dhe më së paku me kompetenca ekzekutive, mirëpo e quajnë 'provokacija' deklaratën e kryeministrit Kurti i cili u shpreh kundër një bashkësie të tillë njëetnike në Kosovë.

Pra, në takimin e nesërm Kurti-Vuçiq, para se të fillohet me temat e planifikuara, do të ishte mirë nja gjysmë ore t'i kushtohet një sqarimi semantik të fjalës "provokim" ("provokacija"), sepse nëse nuk sqarohet kjo, atëherë çdo qëndrim i drejt e legjitim që do të mbajë pala kosovare në këtë takim dhe në takimet pasuese, do të kualifikohen si 'PROVOKACIJA"....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat