Zemaj kritikon Qeverinë

Aktuale

Zemaj kritikon Qeverinë

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 13:18
Armend Zemaj

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot në seancë për të diskutuar për gjendjen e ekonomisë për shkak të pandemisë COVID-19.

Me këtë rast, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj i ka thënë Qeverisë Kurti se shpreson që pas 100 ditëve t’i kthehet punës.

Ai ka thënë se rikuperimi pas pandemisë mund të ndodh vetëm me veprime konkrete.

“Rikuperimi nuk mund të ndodh pa veprime konkrete. Po shpresoj që pas 100 ditëshit do t’i ktheheni punëve. Ju nuk po na tregoni sa biznese do të hapen e sa do të mbyllen dhe këto janë ato që i presim na”, ka deklaruar ai.

Përndryshe, deputetë të LDK’së kanë deklaruar në seancën e sotme se meritat për uljen e rasteve të infektuara me COVID-19 janë të ish-qeverisë Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat