Deshi ta moblizonte LDK-në në Llap kundër Lumir Abdixhikut, por ja çka i ndodhi Agim Veliut

Aktuale

Deshi ta moblizonte LDK-në në Llap kundër Lumir Abdixhikut, por ja çka i ndodhi Agim Veliut

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 13:44
Agim Veliu dhe Lumir Abdxhiku

Tashmë ish-kreu i LDK-së në Podujevë, Agim Veliu po vazhdon që të kundërshtojë vendimin e kryesisë të Lidhjes Demokratike që ai pas shumë vitesh të mos jetë kryetar i këtij subjekti në Llap.

Media merr vesh se Veliu i pakënaqur që në vend të tij është emëruar Ekrem Hyseni, ka ftuar një mbledhje të kryesisë së LDK-së në Podujevë, degë që deri pak ditë më parë e kishte udhëhequr për vite më radhë, mirëpo, thirrjes së tij iu janë përgjigjur pozitivisht vetëm katër persona.

Media tutje merr vesh se përpjekja e Veliut për të kundërshtuar vendimin e Abdixhikut, e edhe mbledhja që ai ka thirrur ka dështuar në mungesë të kuorumit.

Burimet nga dega e Podujevës, thonë se refuzimi ka ndodhur pas deklarimit publik që Veliu bëri mbrëmë në profilin e tij në Facebook, ku u shfaq hapur kundër vendimeve të partisë.

Mësohet që qëllimi i vërtetë i thirrjes së këtij takimi ishte të merret qëndrim kundër vendimit të Abdixhikut dhe i njejti të shpallej antistatutar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat