Çka deklaroi Valdete Daka për VV-në një ditë para paralajmërimit për shkarkim?

Aktuale

Çka deklaroi Valdete Daka për VV-në një ditë para paralajmërimit për shkarkim?

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 14:01
Valdete Daka

Pas 11 vitesh, Valdete Daka mund ta përfundojë rrugëtimin e saj si kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Media ka raportuar se në një takim sot në presidencë, Dakës iu është kërkuar nga Vjosa Osmani që të lirojë pozitën e saj në krye të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, derisa, të njëjtës ia ka ofruar edhe një mirënjohje për punën e saj.

Daka që nuk e ka pranuar dorëheqjen, veç një ditë më parë kishte folur për një presion që tha se po iu bëhet nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ.

Ajo ka thënë se nuk do t’i dorëzohet presionit të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ.

“Në fakt ata kanë problem me mua, jo unë me ata…Jo, sepse konsideroj që unë vetëm jam duke e kryer punën time ashtu siç kërkon Kushtetuta  dhe ligji për zgjedhje dhe natyrisht që po të kishte ndonjë shkelje eventuale nga unë me siguri që të gjithë do të reagonin, e jo vetëm një subjekt i caktuar”, thotë ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat