Konjufca: Dialogu me Albin Kurtin...

Aktuale

Konjufca: Dialogu me Albin Kurtin...

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 14:42
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca tha deri më tani në dialogun që është zhvilluar mes Kosovës dhe Serbisë, gjithmonë janë diskutuar vetëm tema të brendshme të Kosovës, por se kjo qasje sipas tij do të marrë fund.

Kështu tha Konjufca në një konferencë për medie, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ku ka folur për çështjen e dialogut me Serbinë.

“Neve na duhet një përfaqësim i ri politik, që vjen pas ndryshimit të rezultatit zgjedhor, i cili i jep një garanci shoqërisë tonë që gjëra të tilla nuk do të ndodhin. Jam fort i bindur që kryeministri Kurti në ditën e nesërme, në takimet që i ka atje, do ta përfaqësojnë dinjitetshëm pikërisht atë që ka ndodhur me 14 shkurt, me 14 shkurt, qytetarët i kanë thënë stop shumë gjërave, por njëra ndër gjërat e rëndësishme është edhe dialogun me Serbinë.

E në këtë jam fort optimist që Kurti do ta përfaqësojë opsionin enjë dialogu Kosova e kërkon atë që është substanciale, atë që është me Serbinë, që Kosova të jetë shtet i njohur dhe pranuar nga Serbia që Aleksandër Vuçiq ta pranoj realitetin e ri në Kosovës, njëri është prej 1999 dhe tjetri është prej 14 shkurtit. Kosova qeveriset pre një opsioni politik që nuk bën kompromise”, tha Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat