Latifi: Të mos lejojmë që UÇK-ja të hidhet në ankand e të tregtohet me të

Aktuale

Latifi: Të mos lejojmë që UÇK-ja të hidhet në ankand e të tregtohet me të

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 14:48
Smajl Latifi

Komuna e Rahovecit ka mbajtur të hënën seancë solemne me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit.

Ne këtë rast, kryetari i komunës, Smajl Latifi tha se vlera e lirisë është e paprekshme, teksa shtoi se po aq e paprekshme është edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

Ai tha se UÇK-ja është faktori që bëri kthesën e madhe për të mbetur përgjithmonë në kujtesën e popullit, si forca që shkroi me gjak e trimëri historinë më të re të Kosovës, dhe si e tillë duhet të ruhet dhe të mos tregtohet me të.

“Vlera e lirisë është e paprekshme, po aq e paprekshme është edhe UÇK-ja. Ndaj saj kemi detyrim të sillemi me respekt në secilin rast edhe kur ato tentohen të njollosen dhe baltosen. Jemi dëshmitar kur provoi UNMIK-u, EULEX-i e tash Gjykata Speciale, por ne nuk duhet të lejojmë që ato të hidhen në ankand për t’u tregtuar. E dimë ne që e përjetuam se kush bëri krime lufte e terror. Krimet dhe masakrat i bëri Serbia. Ajo meriton gjykim dhe ndëshkim, kriminelët e saj. Nuk duhet kurrë, sepse shumë shtrenjtë e kemi paguar çmimin e lirisë, andaj ta ruajmë përjetë këtë vlerë të përbashkët, e cila është e jona[…]ta lartësojmë veprën e dëshmorëve dhe luftën tonë çlirimtare, brigadën 124 dhe gjithë rrugëtimin tonë”, tha ai.

Rahoveci me rrethinë përjetoi tmerrin e 11 masakrave të tmerrshme në Rahovec, Krushë të Madhe, Celinë, Fortesë, Brestoc, Opterushë, Retijë, Pastasel, Brestoc, Hoçë të Vogël, Nagac.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat