Konjufca: Shumë e rrezikshme rihapja e temës së ‘Zajednicës’

Aktuale

Konjufca: Shumë e rrezikshme rihapja e temës së ‘Zajednicës’

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 14:51
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, të cilit ai i referohet ‘Zajednicë’ siç i referoheshin Vetëvendosja në opozitë, është çështje e mbyllur dhe duhet të zbatohet vendimi i Kushtetueses.

Ai, në një konferencë të rrallë për media si kryeparlamentar, tha se rihapja e kësaj teme është shumë e rrezikshme.

“Sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë qëndrimet e institucioneve tona duhet të jenë të qarta. Pozicionimi duhet të jetë ky – Asociacionin e ka hedhur poshtë Gjykata jonë Kushtetuese. Pas atij vendimi përpjekja për ridefinimin e një asociacioni të ri është shumë e vështirë dhe mendoj se institucionet e Kosovës nuk duhet ta pranojnë një qasje të tillë me vetë faktin që Gjykata jonë Kushtetuese ka thënë se një marrëveshje e tillë e Brukselit e cënon frymën e Kushtetutës tonë është shumë e rrezikshme nesër rihapet”.

“Institucionet tona duhet ta mbajnë qëndrimin që kjo është çështje e mbyllur, nuk duhet ta pranojnë ta rihapin krijimin e ‘Zajednicës’ në Kosovës, meqenëse ajo e ka prekur themelin e Kushtetutës tonë. Marrëveshja e vitit 2015 ka dashur të krijojë nivel të tretë të pushtetit në Kosovë gjë që Kushtetuta jonë nuk e lejon. Tash të thuhet që ‘Zajednica’ ka rënë poshtë, por duhet gjetur një modalitet tjetër për me ia bo vendin në Kushtetutë të Kosovës është qasje e gabuar dhe duhet të kundërshtohet prej çdo zyrtari institucional në Kosovë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat