Zyrtari i VV-së: Situatë me potencial rreziku

Aktuale

Zyrtari i VV-së: Situatë me potencial rreziku

Nga: A.ZH Më: 14 qershor 2021 Në ora: 15:17
Vetëvendosje

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Avni Zogiani, ka akuzuar disa media në Kosovë, se po publikojnë lajme të rreme të mediave serbe, pa verifikime.

Ai ka thënë se provokimeve të popave serbë, po i bashkohet edhe opozita, duke theksuar se kjo është një situatë e rrezikshme

“Lajmet e rreme të mediave serbe, pa asnjë verifikim po publikohen nga një pjesë e mediave në Kosovë.

Kurse provokimeve të popave serbë po i bashkohet një pjesë e opozitës. Kjo e bën situatën me potencial rreziku”, ka shkruar në një postim në Facebook Zogiani./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat