LAJMI I FUNDIT: Vjosa Osmani shkarkon Valdete Dakën

Aktuale

LAJMI I FUNDIT: Vjosa Osmani shkarkon Valdete Dakën

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 15:51
Valdete Daka, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shkarkuar Valdete Dakën nga pozita e kryetares së KQZ-së

Në arsyetimin e Presidentes Osmani, thuhet se vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

“Znj. Valdete Daka i ndërpritet mandati si Kryesuese e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. 2. Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit”, thuhet në vendim.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është organ kushtetues dhe i pavarur, i cili drejton dhe i veritikon të gjitha veprimet që kanë bëjnë me procesin e zgjedhjeve dhe gjithashtu i shpall rezultatet e tyre.

Zgjedhjet si elementi më i rëndësishëm i demokracisë, sidomos asaj përfaqësuese, janë të një rëndësie të veçante për secilin shtet.

Ndërmarrja e veprimeve relevante në lidhje me zgjedhjet, përfshirë organizimin dhe mbarëvajtjen e tyre nënkupton edhe obligimin themelor te KQZ-se si organ menaxhues i zgjedhjeve”, thuhet në vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat