“Miti i viktimizimit dhe heroizimit”, Bytyçi vjen me një reagim publik për shqiptarët dhe serbët, ja pse e përmend Rugovën

Aktuale

“Miti i viktimizimit dhe heroizimit”, Bytyçi vjen me një reagim publik për shqiptarët dhe serbët, ja pse e përmend Rugovën

Nga: M.H. Më: 14 qershor 2021 Në ora: 16:16
Ibrahim Rugova

Profesori universitar përmes një shkrimi në facebok ka shkruar në lidhje me mitin e viktimizimit dhe heroizmit për shqiptarët e serbët.

Sipas Bytyçit shqiptarët gjithmonë janë shfaqur si heronjë e serbët si viktima dhe kjo ka bërë që fitues të dilte gjithmonë Serbia.

Më tej profesori thotë se ky mit i heroizmit i kanë lënë shumë mbrapa shqiptarët, përcjell “Bota sot”.

Mirëpo sipas tij kësaj i jep fundin presidenti Rugova i cili edhe shfaqi një filozofi e re e shqiptarëve në Kosovë, kështu duke arritur të ju tregoj botës që shqiptarët janë viktimat e serbëve dhe më pas u çlirua Kosova nga NATO.

Kompleksi për të thënë të vërtetën e viktimizimit është kompleks që e ka dëmtuar historikisht kombin tone, shton më tej Bytyçi.

Postimi i plotë

Miti i viktimizimit dhe heroizimit

Në historinë politike të Serbisë dhe të Shqipërisë ka një dallim thelbësor: - Ndërsa serbët e kanë bazuar krijimin e shanseve për epërsi në Ballkan përmes mitit të viktimizimit, shqiptarët e kanë humbur betejën me serbët për shkak të mitit të heroizimit! "Ne jemi heronj dhe nuk duhet të viktimizohemi"! Kjo mendësi na ka ndikuar në prapambetjen tonë!

Në konceptin e shqiptarëve është patriotizëm të mos viktimizohesh, por të bësh heroin. Ndërkaq në psikologjinë e serbëve viktimizimi, duke gënjyer e shpifur për popujt jo serbë, sidomos për shqiptarët, është mjeti më i efektshëm për të fituar simpati dhe mbështetje! Rrena, thoshte Qosiq, është patriotizëm për serbët.

Kjo do të thotë se ndërsa shqiptarët kanë qenë e mbeten viktima dhe shumë pak heronj, jetuan me mitin e heroit. Ndërsa serbët edhe pse historikisht ishin agresorë dhe në këtë kuptim heronj të kombit të vet, jetuan me frymën e viktimës. Deri në fund të shekullit të kaluar fitorja ishte e serbëve dhe humbja u takoi shqiptarëve.

Në fund të viteve 1980 u shfaq një filozofi e re e shqiptarëve në Kosovë. Bartës i saj ishte Ibrahim Rugova. Ai është i pari lider politik e shpirtëror i shqiptarëve që solli në vëmendje faktin se "shqiptarët janë viktima, ndërsa serbët agresori"! Deri në këtë kohë gjithë bota i shihte shqiptarët si "heronj", më saktë "si bisha", pra si problemi i vetëm i Ballkanit. Kur Rugova dëshmoi të kundërtën dhe shqiptarët u panë si viktima, atëherë Kosova u çlirua me ndiohmën e NATO-s nga Serbia.

Kompleksi për të thënë të vërtetën e viktimizimit është kompleks që e ka dëmtuar historikisht kombin tonë. Viktimizimi dhe heroizimi duhen vënë në dukje në atë masë sa ekzistojnë. Ndryshe gënjën veten dhe jeton me utopinë e të qenit krenar pa qenë krenar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat