Haki Rugova dënohet me burgim – ky është reagimi i ashpër i ish-agjentit të SHIK-ut: Unë mbaj burg vullnetarisht për 300 mijë euro!

Aktuale

Haki Rugova dënohet me burgim – ky është reagimi i ashpër i ish-agjentit të SHIK-ut: Unë mbaj burg vullnetarisht për 300 mijë euro!

Nga: N.Sh Më: 14 qershor 2021 Në ora: 16:21
Haki Rugova

Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, gjatë ditës së sotme është dënuar me një vit burgim efektiv për rastin ku ai akuzohej nga Prokuroria Themelore në Gjakovë për konflikt interesi.

Sipas aktakuzës së ngritur më 26 mars 2018, nga Prokuroria Themelore e Gjakovës, Haki Rugova akuzohet se duke vepruar si kryetar i Komunës së Istogut, më 1 gusht 2014 ka nënshkruar kontratë me kompaninë “Ma-Con” sh.p.k. për ndërtimin e kanalizimit për fshatrat Cercë dhe Lubozhdë.

Sipas aktakuzës, në momentin e lidhjes së kontratës për kryerjen e punëve ndërtimore në mes të Komunës së Istogut dhe kompanisë “Ma-Con” sh.p.k. drejtor i firmës ka qenë Gani Rugova dhe çmimi i kontratës ka qenë 289,119.85 euro.

Organi i akuzës pretendon se me anë të këtyre veprimeve, i akuzuari Rugova i ka mundësuar interes financiar vëllait të tij, Gani Rugovës, andaj e akuzon se ka kryer veprën penale të konfliktit të interesit.

E pas këtij vendimi ka reaguar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai thotë se, për 300 mijë euro do të kishte pranuar një vit burg vullnetarisht.

“Qishtu t’i kisha pranu vullnetarisht 1 vit burg për 300.000 euro. Një qytetar nga Fushë Kosova për 400 euro u dënua 5 vjet. Këta gjykatësit sekserët e Pronto-mafisë dhe ish-kuministët e Rrahman Morinës e Sllobodan Millosheviqit shumë humoristika. Hajgare me drejtësi”, ka shkruar Miftari në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat