Ky është reagimi i Vlora Çitakut pas shkarkimit të Valdete Dakës

Aktuale

Ky është reagimi i Vlora Çitakut pas shkarkimit të Valdete Dakës

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 16:37
Vlora Çitaku

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar, pasi presidentja Vjosa Osmani e shkarkoi nga detyra, kryetaren e Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakën. 

Çitaku për mes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo formë e largimit nga detyra, është njollë e zezë për institucionet tona, jo për Valdeten.

Postimi i plotë: 

Zonja Valdete Daka, që nga vitit 2008 e tutje, ka qenë në krye të institucionit i cili organizon zgjedhje në Kosovë. Ne kemi shumë të meta si demokraci e re, por, nuk ka fije dyshimi që Kosova organizon zgjedhjet më të mira në rajon e më gjerë.

Zonja Daka u bë subjekt i një fushate të ultë e denigruese tash e ca muaj. Keq për ne.

Askush nuk është i përjetshëm e as i pazavendësueshëm. Por, të jemi të qartë, kjo formë e largimit nga detyra, është njollë e zezë për Institucionet tona. Jo për Valdeten.
Valdete faleminderit për shërbimin, dhe na fal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat