Edhe Eliza Hoxha ka disa fjalë pas shkarkimit të Valdete Dakës

Aktuale

Edhe Eliza Hoxha ka disa fjalë pas shkarkimit të Valdete Dakës

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 16:39
Eliza Hoxha

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e ka lidhur me sloganin e Vetëvendosjes në zgjedhjet e fundit shkarkimin e sotëm të kryesueses së KQZ-së, Valdete Daka.

Ajo ka thënë se Kosova ka qenë shembull për organizim të zgjedhjeve krahasuar me vendet e rajonit.

“Moti ja keni mësy…dhe arsyetimet e kota nuk pijnë ujë. Kosova ndër vite ka qenë shembull i organizimit të zgjedhjeve krahasuar me rajonin. Eh po e thënë KREJT DHE DREJT, keni kërkuar – shikoni”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani e ka shkarkuar sot nga detyra kryetaren e KQZ-së, Valdete Dakën.

Në arsyetimin e vendimit të saj, Presidentja Osmani ka shkruar se “Kryesuesja e KQZ-së, me veprimet e saj, sidomos gjatë procesit të zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit 2021, ka cenuar pavarësinë dhe integritetin e KQZ-së” dhe shton se “në disa raste, sjelljet e Kryesueses janë të njëjta me ato të disa përfaqësuesve të partive politike në KQZ”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat